Gjilani i vendosur në juglindje të Kosovës është një nga shtatë qytetet më të mëdhenjë të saj me një pozitë të mirë gjeografike.
Gjilani dallohet kryesisht në prodhimtari të mirë bujqësore, e veçanërisht e pasur me kullota, pyje, bimë mjekësore, aromatike etj. Në territorin e saj shtrihen fusha pjellore të rrethuara nga vargmale – të Malit quajtur; “Mali i Zi” i cili në gjuhën turke quajtur po ashtu me të njëjtin kuptim; “Karadak” Karakteristikë e maleve të “zinjë”- është se këto male janë të pasuruara me minerale e si rrjedhim edhe ujrat po të tilla, nga këto male përreth “Gjilanit” zbresin lumenjë të cilët formojnë Lumin Morava i cili zbret ne Serbi e më pas zbarkon në Detin e Zi. Mendohet se “Gjilani” apo gjilanasit, janë të ardhur prej një vendbanimi në territorin quajtur; “Gavran” vendbanim ky “i xehtarëve” gjatë kohës së eksploatimit të xehes në Gllamë. Një vendbanim në afërsi të fshatit Depcë- sot komuna e Preshevës me emrin “Gjinaj” besohet se është origjina e emërtimit të qytetit të sotëm “Gjilan” E kjo duket në fakt më e mundshmja, në rast se do kemi parasysh evolimin gjuhësor dhe barasvlerën e shkronjave të së njëjtës linje, si në rastin tonë ku kemi; “n = r = l” dhe kapercimi i tyre nuk ndryshon kuptimin parresor të emërtimit në çdo rast. Ashtu si tek emërimi ynë; “Gjina-j = Gjila-n” E shkojmë më tej po “Gjilan” çdo të thotë, çfar kuptimi ka kjo fjalë në gjuhën tonë shqipe? Shpesh herë lexojmë edhe absurditete nga disa ‹‹dashamirë›› të gjuhës shqipe ku thonë se; emri “Shqiptar” nuk buron prej emrit të zogut “Shqipe”, por prej gjuhës sonë, flasim shqip dhe jemi shqiptarë – kam një pyetje për këta zotërinjë po Zogu hyjnor–Shqipe pse u quajt ashtu? Ana/morava është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, përbërë prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të vargmalit “Mali i Zi” në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë, pikërisht këtu vendosur qyteti “Gjilan” Toka e jonë e “paanë” në gjuhën shqipe quhet ndryshe edhe e “Terra” – e thata, “e errëta” Pra kjo fushë e “Paanë” thurur përreth me majat e maleve “të erta” jo më kot quajtur Mali i Zi (Karadak) që “Nxin-la” mbi Anë, normal që edhe emri i vendbanimit buron prej aty: “Gjilan” Vlen për tu përmendur se gjilanasit e moshuar por edhe te tjerë qytetin e tyre e quajnë ende “Ngilan” Mili Butka Korçe më 15-6-2016. Shpërndaje
No comments:
Post a Comment