Tuesday, February 7, 2017

E folmja jonë, si veshje e mendimit





NGA LUAN SINAMATI
Gjuha njerëzorë lindi ne stade te caktume te zhvillimit njerzor madje ajo edhe sot ndjek atë zhvillim dhe ndryshim bashke me atë qe e mendon, pra njeriun. Dihet mendimi i përgjithshëm se gjuha është veshje e mendimit, pra lindi krahas mendimit për ta materializuar dhe shprehur atë.

Ne teoritë e sotme pak gjuhëtarë shqiptare dinë të thuhet për gjuhe se; Gjuha është shprehëse e kulturës apo artit të ndërgjegjes dhe jo vetëm zë qe materializon mendimin. Kjo është aq e vërtete sa, po te thuash ‘kozmos’ kuptohet që s’po thu asgjë për diçka konkrete e te prekëshme po nuk u shpjegua me nje grup fjalësh te tjera.

Atëherë ne do vërejmë se për të kuptuar nuk mjafton vetëm një fjalë por shpesh duhet një bashkësi fjalësh.


Nga dialekti Gege i shqipes, te përsosur në atë mënyre ne mijëravjeçarë, vërehet se;

Në gjuhën letrare, Paskajorja gege u hoq si pengesë e motivimit të folmen toske. Ato (gjahtarë) apo gjuhëtarë as nuk e dinin se paskajorja shpreh mendimin apo gjendjen e personit folës në infinit. INFINITI, pafundësia, as fillimi as fundi, përjetësia, mbështjell gjendje, botëkuptim, këndvështrim, menyrën e jetës së një grupi, komunitetit më të madh shqipfolës.
Nuk është njësoj ta mendosh e të thuash /; me shku (geg) në shtëpi duhen dy orë apo/;  për të shkuar në shtëpi duhen dy orë (tosk).


Pse? Sepse Pjesorja toske, (për të shkuar…..në shtëpi)  ka kuptim KUSHTEZUES, të pjesshëm, kufizues, individual, koherent, dyshues,

ndërkohe qe;
Paskajorja (me shku ….në shtepi) ka kuptim të pafundmë dhe fundor, lëvizja e personit fillon me atë por nuk I takon atij ndalesa, është një mendim apo veprim që kupton vazhdimësi, fat, kohën e pakohë, pranimin e fatit bashkë me mosdijen e tij.


Jo me kot me mijëra vjet bota shqiptare  e krishtene gjeti veten në ketë dialekt. Jo me kot bashkë me besimin në institucionin fetar Gegët ruajtën të paprekur deri dhe sot besimet në shenjtërinë e jetëve të tyre, tokave, bjeshkëve, zanave etj. Kjo si një mundësi për ta kapluar botën e tyre në të gjithë dimensionet, edhe në dimensionin INFINIT. Infiniti është pjese e Gegeve, lindin dhe vdesin me të. Infiniti është Zoti. ZOTI bashke me institucionet; zakonet dhe mënyrën e të menduarit të tyren.

E kështu, nuk ishte aq i lehte dhe pa pasoja ndryshimi një te jetuari dhe menduari mijëravjeçar. Gegët e pranuan gjuhën letrare bashkë me anomalitë që kishte për ta. Ata e pranuan në emër të Infinitit, që do të thotë në emër të dickaje që nuk vdes por riciklohet shkon e vjen në të mirë të jetës së përkohshme dhe përjetësisë.


Por nuk ndodhi ashtu. Ata me pranimin e gjuhës letrare vendosën vetizolimin mendor. Mijëvjeçaret në gjuhë nuk mund të rrokullisen si u bë me kundërvënien njerëzorë në dhjetëvjeçaret e fundit.

Një Toskë e ka shume të vështire apo të pamundur ta mbarojë një fjali deri në fund në normat e dialektit Gege.

Një Geg  nuk e ka më të lehtë por jo të pamundur të flasë në Toskërisht. Kjo ndodh, jo sepse gegënishtja është e vështirë, përkundrazi. Por sepse Toskëve nuk u ka munguar gjuha shqipe ndërsa Gegeve po; u ka munguar mënyra e të shprehurit të mendimit, FJALA gege.


A nuk keni vërejtur se Geget janë me pak të ftuar në emisionet sociale, artistike, më pak të frustuar në politike, me të papëlqyer në debate, që prishin ritmin e emisionit apo koherencën dhe zhdërvjelltësinë?


Kjo sepse geget e kanë gati të pamundur TE MENDOJNE Në GJUHEN LETRARE. Emisionet televizive ziejnë nga kronikat e zeza gege apo këndvështrimet toske roze. Kjo, jo sepse geget janë me shpellarë por sepse ka me shume se 50 vjet (dy breza) që atyre u diktohet gjuha letrare toske e paketuar si gjuhe letrare.

Të mendosh në gjuhën letrare do të thotë të mendosh toskërisht, pa INFINIT. Më të lehtë gegët dhe toskët munden te mendojnë në anglisht apo italisht si emigrantë se sa në dialektin e bashkekombasit.


Në rrugën e zgjedhjes së fjalës; /për ta shpënë apo me e çu/ del fjala /për ta shpuar/, thotë humoristi.

Një ndihmesë sa për /të mos vdekë krejt/ gegenishte e fuqizoi përballja me dialektet dhe hapja e kufijve me Kosovën. Të folmet e Kosovës nuk kanë nevojë të ndjekin ferrin që provoj dialekti gege i Shqipërisë së veriut.

Shqipfolësit e Kosovës nuk kane nevojë të tredhin mendimin e tyre duke menduar gegenishten e tyne dhe ato mendimet ti shprehë gjysmake e me i lidhe me pantallonat e shkurtna të toskërishtes. Në Kosove po kryhet kjo në mënyrë racionale, ma amel, duke pasuruar shqipen e bërë atë me melodike.


Shqipja letrare është e thatë e, seç i rrotullohet vazhdimisht një shkronjë gati fundore, (R)-ja, e tingelluar greke dhe e zëne vend fatkeqësisht thelle ne toskërishte.
Venës duhet (ti) themi Vere (pije alkolike).
Zotnise duhet me i thane Zotëri
Gjinokastër- Gjirokastër
Dreçen – Dreçer.
Rrenës – gënjeshtër
E te tjera pa fund.

(Q) ja është e padallueshme për gegët me (Ç) në. Pse mos të përdoret njëra shkronje kur shumica e popullsisë nuk e njeh dhe përdore?
Këto janë disa mendime që ka vite që sillen nëpër men. Duke e mbyllur dhe lenë ta mendojë secili sipas mides së tij i ftoj ata të ruajnë gjuhën ashtu si ajo është pasi ajo, si dhe lumi Drin e gjen vetë rrugën për tu njësuar dhe bashkuar me familjen e madhe Europiane.


S’di pse në gjuhë letrare shkruhet (EVRO-PIANE) Kuptohet se këtu nuk do flasim secili sipas fshatit të tij, por pa turp, e rëndësishme është që njeriu të shprehet sipas dialektit që i mëson tata apo nana.
Për ndryshe: “ Ju kapi për zhelesh!”

Eh shkodranishtja! Qe propozuar të behej gjuhë kombëtare por politika toske e 74-es nuk la. Do ishim një popull me i gëzuar, artdashës, me kulturë. Shkodranishtja është një gegënishte që “nuk ja nine” për dialektet e krejt katuneve (fshatrave), shqiptare të marra së bashku. As e turpshme e as mendjemadhe. E lire!

No comments:

Post a Comment