Wednesday, January 4, 2017

SHPIKJA E BABANARIT - Poezi nga Meti Fidani.


SHPIKJA E BABANARIT

Na futën dë fund të gropës
ne devollinjve, na bën rezil
pse i vumë,syze lopës
ti dukej kashta, tërfil
Uuu,na hëngshi të pangrënët
ç'të keqe ka,nuku e di
i vum' syze ,njëher' dë hënët
dhe na i kini, histori

Eh kjo shpikje e devolliut
morri dhen' , e iku jashtë
i polli mendja të ziut
se s'i hante, lopa kashtë

Devolliut, i doli fama
gënjef lopën me meritë
shihni tregun, me reklama 
po na vën' ,syze përditë

Na del shkenca,për turp të botës
na vjedh shpikjen e devolliut
ne i vumë syze lopës
shkenca, po i vë njeriut

E çfar' syze,mor' i shuar
syze qorri ,me dy rrathë
tregu,shkenca e përparuar
sapunin ta shet për djathë

Babanari gjë e zgjuar
gënjef lopën,me një reklamë
jemi bot', e qytetruar
e na gënjejn' ,e s'dimë ç'hamë

S'dim çfar' hamë, mor' të gjorë
vijn' nga turku,vijn' nga Kina
sheh fëmijët, në çdo dorë
nga një qese. patatina

Nxirr tepsinë me patate
devolliçe, dë prush të pjekur
mos u lodh, shkoj e vate
nuk i hanë, gjall' a vdekur

Jo, patate s'futin n'gojë
e kan' mendjen patatinë
qeska-qeska,lojë-lojë
se nga bëhen, nuk e dinë

Vijn' nga Kina, a nga Europa
nga Brazili,a nga Turqia
mos shikoni, ç'hëngri lopa
shihni ç'hanë, njerëzia

S'dimë ç'hamë, e ç'kemi ngrënë
edhe kashtën e babanarit
o çfar syze,na kan' vënë
na kan' hedh', trut' e gomarit
         --------------------------------------------------------
----------------------------
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------



No comments:

Post a Comment