Përvjetori i katërt i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë
I paraprirë edhe nga terrori dhe
akte terroriste në vazhdimsi, që ushtrohet nga Serbia dhe dorëzgjaturit
e saj si: shpërngulje të popullsisë Shqiptare nga
vatrat shekullore; keqtrajtime dhe rrahje brutale e qytetarve
Shqiptar; mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve;
heqja e shtetësisë; militarizim; ndalim i çdo festimi të festave kombëtare;
ndalimi i përdorimit të Simboleve Kombtare; arrestime për kinse vepra
terroriste dhe krime lufte; bastisje me brutalitet; lëvizje të policisë, ushtrisë dhe xhandarmërisë
nëpër qendra vendbanimesh duke terrorizu
qytetarët; legjitimim të qytetarve nëpër
fusha dhe male të Luginës; vrasje fëmijësh; vrasje të të burgosurve shqiptar nëpër burgjet e Serbisë; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a
kry shërbimin ushtarak të Serbisë; bastisje për
armë; bastisje për veprat
kriminale ordinere, duke i
kthy ato në mjet për
terror ndaj të tjerve; ndalim të
librave Shqip; biseda informative për disa
ish-luftëtarë të dalluar të UÇPMB-së;
vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe
në Republikë të Kosovës të disa veprimtarve politik dhe të ish-UÇPMB-së;
djegëje të shtëpive dhe objekteve përcjellëse;
djegëjë të pronave( fushave) dhe maleve;
djegëje të shtëpive dhe objekteve
të caktuara( të ashtuquajtur nga Serbia
si armiqë të saj); përdhunim vajzash të mitura të familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje,
therrje, plagosje të luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë; tentativa
për tjetërsim kombtar të Shqiptarve të
Luginës; shpërngulja për në vendet e
BE-së, kryesisht luajti rrolin e
lehtësuesit dhe organizuesit të fshehur;
shtyrjen e fshehtë të të rinjëve Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve
2012-2016; mos njohje diplomash
universitare të universiteteve
Shqiptare; etj.
Po ashtu për më shumë, Serbia u tregu tejet armiqësore edhe kundër Kosovës, por edhe kundër disa shteteve të tjera të rajonit, përfshi
edhe Bosnjën, Malin e Zi( duke tentu marrjen
e pushtetit dhunshëm në zgjedhjet parlamentare të saj),Maqedoninë, po ashtu edhe Kroacinë etj.
Ndërsa më 20 janar 2013, në mëngjes ora 06:40, xhandarmëria e Serbisë, dhunshëm
në gatishmëri lufte e bënë
heqjen e lapidarit të Dëshmorve të
Kombit tonë, të vendosur në qendër të Preshevës-përball kuvendit komunal.
Kjo përmendore e vendosur më 28 nëntor
2012, në përvjetorin e pavarsisë së Shtetit Amë.
Aksioni për heqjen
e lapidarit, ishte organizuar që
më 19 janar 2013, pra ditën e shtunë, ku
forcat e xhandarmërisë ishin vendosur
nëpër pika kyçe të qytetit të
Preshevës, duke blloku çdo mundësi
reagimi të qytetarve a luftëtarve Shqiptarë! Askush nga qytetarët
dhe as politikanët lokal Shqiptarë,
nuk mund të arsyetohen që nuk
kishin informata, që në ditët në vazhdim
do heqej
lapidari! Në medie ishte publiku
që merrnin pjesë rreth 200 xhandarë, të armatosur rëndë, aq sa shiheshinn vetëm
në qendër të qytetit
pranë lapidarit gjatë
heqjes së tij! Vlersimet e qytetarve ishin në shifra
shumë më të mëdha.
Derisa heqja e këtij Simboli Kombtar, u parapri me së paku 1 javë tensionesh dhe lufte politike
gjegjësisht nga 10 janari 2013. Të gjitha
partitë politike Shqiptare të
Luginës së Preshevës, kundërshtonin dhe
betoheshin që do t’a mbronim. Madje dallimi ishte vetëm në
faktin që disa parti lokale
Shqiptare, pretendonin se do e mbronin
me mjete demokratike(
aludonin në protesta, demostrata e deri mosdëgjueshmëri
kolektive), e ca parti politike, të
dala nga Lufta e UÇPMB-së, betoheshin
që edhe me
luftë do mbrohej! Kurse njejtë
edhe politikanët e shtetit
kolonizues, deklaronin
agresivitet në maksimum, sa që në
popullsinë e Luginës së Preshevës,
ishte krijuar bindja
që Serbia ishte e gatshme sërish të hynte
në luftë, kundër vendlindjes tonë.
Nga ana tjetër Organizata e
Veteranve por edhe ish-pjestarët UÇPMB-së,
pos fjalëve, kërcënimeve të thata,
asgjë s’guxuam të sakrifikonim, për t’a mbrojtur Shenjën e
atyre që na Mbrojtën në
Luftë kundër Serbisë( pra Dëshmorve)!
Më 10 janar 2013, në mbrëmje përfaqësuesit
politik të Luginës së Preshevës, në Zyrën
e OSBE-së, ku morën pjesë edhe Ambasadorët
e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe
Bashkimit Europian, biseduan
në lidhje me çështjen e
lapidarit.
Derisa Ambasada e SHBA-së
dhe e Francës, deklaruan që:”çështja e
lapidarit të UÇPMB-së është çështje
e brendshme e Serbisë!”
Udhëheqësit e partive politike Shqiptare të Luginës së Preshevës dhe shefi i
Zyrës koordinuese për Preshevë, Medvegjë
dhe Bujanovc ( Zoran Stankoviq), më 11
janar 2013, negociuan, por që nuk arritën marrëveshje
për çështjen e përmendores.
Më 11 janar 2013, Kuvendi Komunal i
Preshevës, unanimisht e kundërshtoi heqjen e
Lapidarit të UÇPMB-së.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiqi,
ka kërcënu që më 17 janar 2013, e jep
afatin e fundit që të hiqej
ose do e hiqte shteti serb, mirëpo
edhe ky afat kishte kalu!
Derisa Ivica Daçiqi, më 17
janar 2013, kishte kërku
edhe në
Bruksel që ky lapidar të hiqej, e
që Serbia, priti komentet
e ministrave të Mbrojtjes së BE-së, pas të cilëve
arriti të konkludonte
se mund të vepronte ashtu! Madje
Ivica Daçiqi deklaroi se “asgjë nuk kishte ndryshuar nga
Serbia e dikurshme
dhe Serbia e sotshme në lidhje
me qëndrimin ndaj Shqiptarve dhe
popujve tjerë të ballkanit”
Pas heqjes së lapidarit, pasuan reagimet!
Politikanët lokal të
Luginës së Preshevës, asnjëri nuk i qëndroi besnik
fjalëve që kishin dhënë!
Pasuan reagimet institucionale, të ardhura kryesisht nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë, por
edhe më gjerë!
Qyetarët e Luginës, organizuan një protestë më 21 janar 2013.
Bashkimi Europian shpreh
keqardhjen që nuk është
arritur kompromis për çështjen
e Lapidarit të UÇPMB-së, më 22 janar 2013.
Derisa nga qarqet
e sigurimit serb, nxjerret
në publik ospioni që Lapidari i
UÇPMB-së, mund të kthehet e të
vendoset në oborrin e xhamisë, afër vendit ku ishte më herët- por
falë ndërgjegjës Kombtare të
Shqiptarve të Luginës, një opsion i tillë nuk është pranu( pasiqë Serbia
synonte të na identifikonte me xhihadistë islamik!).
Me kalimin e ditëve,
kjo çështje është harru!
Përvjetori i pestë i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, mos të na gjejë
si ky i katërti!
Deshmoriheshtur GjergjShqiperia-Zjarri
Më:20.01.2017
No comments:
Post a Comment