NËSE SYTË…
Nëse
sytë janë pasqyra,
në 7 miliardë copëza
të tilla,
shikon fytyrën gjithësia
Nëse
sytë janë ëndje;
e dehur
është bota.
Nëse
sytë janë shkëlqim,
thua:
çdo mëngjes
miliarda yje çelin!
Ah,
plogështia...
Nëse
bota sot është e vranët,
nëse Perëndia s’e sheh udhën...
ndizni diellin
te ata sy;
Bëhuni mbi 7 miliardë diej të vegjël!
---------------------------------------------------------------------------------------
Lotin e vesës
nga faqja e livadhit
e fshiu dielli.
Si fjalë ngazëllimi
te buzët e burimit
harabelat lajnë krahët.
Vesh gjethesh përgjojnë,
sy jeshil çelin.
Mbetem i pagojë,
nuk mundem malin ta var
në Galerinë e Arteve;
s'kam një kornize të madhe,
por kam
faqet, sytë, buzët e tua
dhe një hajmali të vogël
në qafen time;
varur e gjthe bota!
Gentjan Hasanas
...(volos..18..1..17.(
=============================================
No comments:
Post a Comment