Historia e instrumenteve muzikore të quajtura si kordofone, ku hyn edhe lira, zhytet thellë në kohë. Thuhet se instrumentet primitive kishin një zhguall breshke, dy harqe prej brirësh, kordon prej lëkure bagëtish. Më vonë nisi një farë perfeksionimi. Në vartësi të tipeve lirat kishin 4, 6 ose 8 tela. Disa qytete-shtete i futën instrumentet muzikore edhe në monedha.
Ne po paraqesim këtu një monedhë argjendi prerje e qytetit HALKIDON e gjetur në qytetin e Shkodrës në gjendje mjaft të mirë. Paraqet nga njera anë kokën e Apollonit dhe nga ana tjetër një lirë me 8 korda. (fig. 1 e 2)
Për krahasim nga interneti nxorëm një ekzemplar që ruhet në Muzeun e Bolonjës. (fig. 3)
No comments:
Post a Comment