Sunday, January 8, 2017

"E VERTETA" - Poezi nga Luiza Vokopola.

– Ne këtë botë gënjeshtrash e verteta nuk
ështe normalitet,
megjithate shumica e njerzve
në shpirtin e tyre e kane një vend,
për te
pranuar të vërtetën siç është pa zbukurime.

E VËRTETA

Rasti me solli nudo të shoh ty,
pash një njeri nudo rastësisht
sa me turp mbulove atë lakuriqsi
pash një trup pa korse e pa stoli.

Pash të vërtetën që mbulohet çdo ditë
të vërtetën që s’shihet te çdo njeri
kuptohet më e bukur dukesh e veshur ti
të metat e trupit mbulohen me dinakëri.

Kjo e vërtetë e shëmtuar le të jetë,
E duam si do që të jetë, është e vërtetë
e vërteta në dukje e zbukuruar del
qoftë në mëndje, në shpirt e gjithandej.

Kjo e„ vërtetë„ që tek ne del çdo ditë
është e cunguar, e vrarë padrejtësisht
anën e bukur e nxjer shpejt në dukje
anën tjetër mundohet thellë e fsheh.

E vërteta që ti ke fshehur me marifet
brënda teje rri, ulëret dhe këlthet
vjen një çast çlirohet dhe padashje del
mbase dhe ndonjë pasojë nga kjo pret.

Prandaj o njeri nxire atë të vërtetë
lakuriq pa zbukurime siç duhet të jetë
le të jetë e shëmtuar, brënda mos e mbaj
më i kënaqur do jesh, qetësinë e ke pranë.

LuizaV.

No comments:

Post a Comment