Saturday, December 17, 2016

THIRRJA E DHEUT -Poezi- nga Engjell Gishti



THIRRJA E DHEUT
Shokè jam i mejtuar sot
se djalit i ka lind djalè
e ka filluar mem' tè thotè
ka filluar tè thotè babè

Ka filluar tè mè pies
po ti gjish a ke njè babè
kèngèn Mema ku ta thesh
nè s'janè gjallè, a kanè njè varrè

Pèrse nga Juga, gjishi vèshtron
po ki si, pèrse tè qan...
ku èshtè Mema Çamèri 
thuam, se dhe u'
jam çam!

Mu bè burrè, djal i djalit                   
dhe ma pi, lotin nè si
e mè thotè:
"falma gjithè dhimbjen e mallit
pèr at' dhe, nè Çamèri"

Paç uratèn, gjak i gjishit
shko ku toka tè thèrret
jem shqiptar i Çamèrisè
atje baba im u tret...

Fluturo ti bir m' at' anè
e pwr kufi mè mos piet
atje
bèji gjishit njè varr
tè prehet
nè shpi t'vet!

Babè, gjish, mè jep uratèn
qè ta mbaj, rrugès nè gji
ndèrr varret tona u' do ndalem
Atje!
do puth Memèn Çamèri!



Engjell Gishti
 korrik 1996

No comments:

Post a Comment