Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur
si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të
gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera,
faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të
fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit
i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga
një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së
tij! kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në
përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske,
Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi,
por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish
Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj. Por në fakt nuk
rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk
shkruhen emra perëndish. Në këtë pasqyrë etruske
Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një
dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është
kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjo
është padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në
këtë portret.
Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë
mbishkrim etrusk?
Vini re se në shkrimin ndodhur tek kjo pasqyrë,
fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave
(:) pra kjo jep mundësinë për tu lexuar në mënyre
tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund
të kesh gabuar në ndarjen dhe leximin e tyre.
Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi
pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me
gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL*), është një
simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një
ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet
në i pavdekshëm, qiellor dhe jep lamtun* duke u
nisur drejt Aurorës (KVANORA*) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek
portreti ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër
përshëndetet pra dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip
fjala më tipike e tradicionale LAMTV = LAMTUmirë.
Kam kënaqësinë tu them me bindje se teksti që
mban në dorë, hyjnia pas zanave, ka kuptim të plotë
vetëm në gjuhën shqipe dhe në asnjë gjuhë tjetër
pretenduar me parë, ku sipas disa studiuesve të tjerë
mendohet se aty ndodhen emra perëndish por rezulton
se nuk është ashtu siç pretendohet nga këta të fundit.
Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”= JETE,
JETON, i përket shqipes së vjetër dhe pikërisht në
gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). këtu po sjell dhe një
shembull tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg,
aq shumë pranë gjuhës së vjetër shqipe por dhe më
gjerë, nga fjala “Za” = jetë kemi fjalën tjetër pastër
shqip “Zå-mer”, (Zë-mer) që do të thotë vendi nga
ku mer “Za” baraz “Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë
gjallesat, përmend këtu edhe fjalën “Zemerek”,
zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep jetë
asaj, ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Za”-
Za- mer, akoma në zonat e veriut fjala “Za” njihet
dhe është në përdorim të përditshëm e cila përdoret
zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është
gjallë, në jetë, jeton. Në gjuhën shqipe kemi edhe
një fjalë tjetër kaq shumë në përdorim të përditshëm
e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Za” ajo është,
të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë
gjendet e huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën
turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zëmer”, jo
vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë
gji prej “Zanave” në këtë pasqyre Etruske, sepse
vetë emri i tyre “Zana” do të thotë “Jete”, jap jetë,
sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër pastër
shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra themi “Zanatçi”
(arti-zan, arti-zanat) të cilët sjellin në jetë e u japin
jetë veprave, dhe arteve të tyre etj. Pra për të mos
e zgjatur më fjala “Zoi” është fjalë shqipe e jo greke
në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po
kështu Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës
Latine fjala “Jetë” baraz “Vita” është shumë larg fjalës
“Zoi” shkruar në këtë pasqyrë. Pas kësaj lexojmë
me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës
vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë
me gërmën: “K” e mbyllur grykore (X) si kh/ë dhe
gërma:”D”=R, tashmë të konfirmuara e të mirënjohura
qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj.
Në tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht
kështu: ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL:
KVANODA:SCE.
I marim ato me radhë fjala e parë “ECA” lexohet
EKA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë
emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma”C”
që ndodhet e shkruar aty shqiptohet “K” Herkule.
Kjo na jep të drejtën që edhe fjala e parë e këtij
teksti tek kjo pasqyrë etruske është fjalë shqipe pasi
gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka
kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe “Ka”, apo foljes
unë kam, ti ke, ai ka - EKA jetën në vazhdimësi. Fjala
e tretë në vijim ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe
të «pa-ikur», egzistente ku duket qartë rrënja e saj
‘ik” plus parashtesa e saj “pa” baraz pa-iknas gërma
“C’ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërme fundore
e pashoqëruar me zanore, mund të shqiptohet si “C”
ose “S” madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë
këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe
origjina e fjalës greke “Sinechia”- sineqia (sin+ec nisik,
iknas). Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj
se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon
Herkule dhe kjo është e provuar në shumë tekste të
tjera, ku gërma “D” është simbol i buzëve gjendur
tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i
cili e barazon atë me gërmën “R”, pra HEDCLE =
HERKLE - HERKULI kalojmë tek fjala pas emrit të
tij e cila është fjalë kyç e gjithë këtij teksti të shkruar.
Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu
si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet
me 12 detyrat,bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton
të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim
mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre
pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke
pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e
vet, dhe pikërisht aty shkruan “HEDCLE VNIAL”,
HERKULE U NGJALL më duhet tu kujtoj se kjo
fjalë magjike “UNIAL”- UNJALL përdoret krejt e
pandryshuar akoma në ditët e sotme në rrethinat
përreth Shkodrës dhe më gjerë, këtu fjala “u-ngjall”
ka kuptimin e fjalës “u ringjall”, dhe pa dashur të
bëj krahasim midis Herkulit dhe Krishtit por thjesht
si ilustrim po sjell urimin që përdoret në festën e
Pashkëve, pra të gjithë të krishterët urojnë: Krishti u
ngjall, vërtet u ngjall dhe nënkuptojmë ringjalljen e tij
dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në
këtë mit. Fjala UNJALL- U NGJALL ka për origjinë
fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i
përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po
ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë i përket
gjuhës tonë shqipe.
Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?
Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve
thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset
drejt aurorës, qiellit kurorës së malit të zotave për
të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është
qiellor i pavdekshëm dhe kjo gjendet brenda fjalës
“KUANORA” SCE që do të thotë kthim prapa ske.
Këtu po përmend disa fjalë që tregojne se fjala “ORA”
tregon lartësi, “A’UROR” qiellin, kemi orët e malit,
ortek, orikum, orakull, ura, urano, etj shumë të tjera
por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë - anon”
anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, po jap
një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN”
tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA”
e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër,
kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një
fjalë tjetër me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla* që
do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ulla) në anën
tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur
(sjell si shembull fjalët; ull-ë - ulise, udhë - Odhise).
Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. kur
duam të rikëthejmë të drejtën tonë këthim prapa të
vendimit gjyqësor etj. E tashmë i rikthehemi fjalës
“Kuanora’ e tashmë e kuptuar ku “ANORA” SCE do
të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet
i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais”
dhe anim, kthim prapa për në tokë më ska. Theksoj
edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon
me gjuhën e vjetër shqipe: E KA: ZOIN: TE PA
IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE ... në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e
pandryshuar: E KA JETEN TË PA IKNAS (të pa
ikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE
U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE ,ku a’rron =
vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).
Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë
kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar
duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë
është duke na lënë lamtumirën para se të largohet
përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë
i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në
këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske
flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: ‘HEDCLE
LAMTV” e kushdo studiues vendas apo i huaj duke
u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën LAMTU
baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë”
e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë
letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një
periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu
duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka
vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin
e mësipërm, ne te dy pasqyrat Etruske paraqitur më
lart mjafton ti lexojmë ato në mënyrë korrekte gërmë
pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk
kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar
ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur
i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh dot të
vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip
dhe vetëm shqip.
No comments:
Post a Comment