Sunday, December 18, 2016

Etimologji - Gjuha Shqipe “muze” në Muzeumet Tona (EXCLUZIVE)

AΓPIC ET XAIPE

Në rast se kërkojmë të dhëna në internet mbi këtë pllakë dhe mbishkrim, pasuri e muzeumit arkeologjik të Vlorës, çuditërisht nuk gjen asgjë të shkruar për të, ndërkohë është detyrë e tyre ta dokumentojnë dhe ta bëjnë publike atë në medja të shkruara, vizive, internet, simpoziume, universitete etj.
Në plan të parë shohim të shkruar:
AΓPIC ET XAIPE
Ka dy mundësi leximi për ti dhënë kuptimin e duhur, pasi në këtë mbishkrim paksa problematike qëndron vetëm gërma “Γ” e cila lexohet si “P” në rastin e gërmave të alfabetit pellazg, etrusk etj, ndërsa në të mëvonshmen gjuhë “greke” ajo lexohet “Γ = G” gjë e cila është krejt e pa mundur të qëndrojë pasi shkrimi nuk i përket alfabetit greek.
E sigurt është se dimë që kemi të bëjmë me pllakade varri, shkrimi i perket të “shkuarit, të larguarit” nga kjo jetë pra i dedikohet atij, veç kësaj nuk është rasti i vetëm që gjejmë fjalën “XAIPE” të shkruar mbi pllaka varresh ashtu fiks si tek varri i një fëmije gjetur në Apolloni të Fierit e në plot vënde të tjera.
Ne shqiptarët ngushëllimin më tradicional në rastet e fatkeqësisë kur dikush “humbet” largohet nga kjo jetë kemi shprehjen: “U PREHT’ NE PAQE”
Eshtë pikërisht kjo shprehje e vjetër tepër domethënëse e cila gjendet e shkruar edhe në këtë pllakë – tek kryet e varrit.
Lexoheni edhe njëherë duke patur parasysh se gërma “C” tek fjala “AΓPIC” është fundore dhe si e tillë ajo lexohet “S” dhe jo “K”
AΓPIC  —➢APRIS
ET  ——➢ET
XAIPE —➢ HAIRE
Në shqipen e sotme këto fjalë marrin kuptimin e plotë të shprehjes ngushëlluese në kësi lloj rastesh:
APRIS ET HAIRE = A PRES ET HAIRE – U PREHTE NE PAQE. { A’ Prehet Hair)
Në gjuhen angleze “PRIC” do të thotë çmim – vlerë, pra është vlera ndjesia që shprehim e japim ngushëllime për “NDER” të tij.
Në gjuhën greke, Τιμή = Nder
Dhe e njëjta fjalë Tιμή = Vlerë (çmim).
Fjala shqipe; “PREHET” ka afërsisht kuptimin e pritjes – prehjes Qetësisë në hajre, pa harruar shprehjen shqiptare aq shumë të përdorshme nga nënat tona;
Bëfsh Hair’ o Bir!
Mili Butka    Korçë më 2016-04-07

No comments:

Post a Comment