Wednesday, November 2, 2016

"VATRA" - SIMPOZIUMI PER FAIK KONICËN ORGANIZOHET ME 26 NËNTOR 2016.


* QË NGA 12 NËNTORI NË MJEDISET E VATRËS DO TË ÇELET EKSPOZITA ME 60 FOTOGRAFI , PORTRETE, PUBLIKIME, LETRA, TË FAIK KONICËS /

Federata Panshqiptare e Amerikës "VATRA", në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës. 

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkë-themeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica. 

Në Simpozium do të referojnë studi- ues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Shkodrës), Neka Doko (Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli pranë Kryekishës Orthodokse "Shën Gjergji” në Boston) dhe Dalip Greca. 

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës "Martesa e Lejlës" pasuar nga "Sotiri dhe Mitka" përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra. 

Në fund të veprimtarisë do të shpal- len fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik konicës” shpallë nga VATRA. 

Njoftohen të interesuarit se që nga data 12 Nëntor, në mjediset e Vatrës do çelet Ekspozita Kushtuar Faik Konicës me rreth 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea. 
Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë. Sillni dhe familjet tuaja që ta vizitojnë.
 Njoftoni dhe miqtë tuaj.*

Dalip Greca

kanunitv.blogspot.al/2016/11/1
Mili Butka.




No comments:

Post a Comment