ka lule
me rrënjët
mbi thesare të groposura,
të afta
të çelin monedha ari
me koka mbretëreshash ilire.
Ndonjëherë mendoj:
vjeshta
enkas i shtron trotuaret
me tapet
të kuqërremtë gjethesh,
që princeshat
shqiptare
të bëjnë paradën e fundit.
Ndonjëherë mendoj:
dimri
prej ngazëllimit
hedh flutura te bardha
prej ballkoneve qiellore…
Për fishekzjarre,
ndez rrufete
Pastaj…
si çdo fundfeste
ftohtë… qetesi...
gjithkush
tha fjalen e fundit.
dëbora
mbuloi 4 vdekje
Ndonjëherë mendoj:
këmbët
i kam në 4 stinë,
i aftë jam
t’i nxjerr ato nga varret.
Këmbësor i fundit
i këtij
parakalimi të shkurtër.
Kë varr të zgjedh
për veten time?
No comments:
Post a Comment