... profum fundjave..dhe poezi nga Petrit Ruka ...
************************** ************************** ****
Te shoh tek iken maje gishtrinjve.
-------------------------- -------------------
me turp,me zor,dhe pak meshire,
tek derdh mbi plage dy pika lot,
sic ben nje panje me pak rreshire.
Ka ngrire ne kthesen qe s"ka Ardhje,
kjo shpina jote, - dritherime,
oh mos e kthe koken me keqardhje !
te lutem, plot me dritherime !
Nje dite te gjithe e leme pas
te vjetren strehe qe ka zene myshk,
tek nje re vrapojme me gaz
qe shpirti yne te mos zere ndryshk....
Dhe mos digj ditet me Medyshje
nxito te shkosh tek zjarri i ri,
e di qe jam nje zjarr pikture,
me pak thengjij e me shume hi....
Aty do rri ne nje kornize,
i varur ne mendimin tend,
sa te bjeri vjeshta nje puhize.
ta shkundi si te fundit lende....
Atehere kur si lisi plak,
do nxij ne qiell si nje kondur
s"i zgaver qe pikon farmak
do feksesh rruges...si qivur...
Po gjer a"here,si alkimist,
une dhimbjen do ta bej flori,
ta nxjerr nga shpirti im i lis - te,
sic del nje dimer plak me shi.....
Tiranë,shtator 2012.
No comments:
Post a Comment