Poezi nga____Naim Jonuzi
****...Bukuroshja e Lirise...****
...kushtuar deshmores Antigona Fazliu...
Ne muzgje agimesh pergjakur per liri
Me shqipen ne zemer gdhendi histori
Pishtar per atdheun, flake baroti
Kala e qendreses ne vite qemoti
Kombi e thirri trimen sokoleshe
Shqiponjen e arte me plis e xhublete
U ngrit si anteu heroina jone
Trimoshja e dheut luanesha Antigone
Atdheu dhe liria zjarr qe ndez ne gji
Dashurin e shtrenjte per fitore, pamvarsi
Ndaj do mbes ne shekuj e Bukra e lirise
Pishtar i pashuar lule e rinise
Ti shqipe ne flamur, e flamurit kuq e zi
E skuqe, perflake i dhe me hijeshi
Se token, memedheun si veten e deshe
Per kombin, Kosoven, jeten e trete.
nga: Naim Jonuzi
No comments:
Post a Comment