Gjetje të reja
arkeologjike në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë
Në fshatin Trimor (Zhilivodë) të
Vushtrrisë , që shtrihet rrëzë maleve të Qyqavicës, rreth 21 km në jug të
qytetit,vazhdon të zbulohen artefakte të reja arkeologjike.
Në këtë vendbanim kohë më parë është zbuluar një lokalitet arkeologjik nga Haxhimet Krasniqi duke punuar tokën bujqësore.
Zyrtarë nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe arkeologët e Institutit Arkeologjik , të cilët kanë konstatuar se mund të jetë i vjetër deri në 1500 vite. Aty janë gjetur mure të themelit prej guri, furrë për shkrirjen e mineraleve, portrete apo figura antropomorfe të gdhendura në gurë, enë qeramike, mjete pune nga metali, tulla të pjekura të dimenzioneve të ndryshme, etj.
Disa nga gjetjet tashmë janë dorëzuar në Muzeun Historik Etnogafik të Vushtrrisë nga vet pronari I tokës Krasniqi .

Por, gjetja e
fundit e para ca ditëve në këtë lokalitet duket të jetë më interesante dhe
atraktive për arkeologët. Një figurë antropomorfe, ku shihet koka e një
mashkulli të gdhendur në gurë me një lartësi prej 6.2 cm dhe gjëresi prej 5 cm
është një nga gjetjet më interesante.
Xhemajl Gashi për
No comments:
Post a Comment