Thursday, October 20, 2016

Vashtmi-Gjuha shqipe e veçante si vet ajo! - Etmologji.

KORCE- Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korcës. 

Ka qenë ekspedita shqiptare-amerikane ajo e cila gjatë fushatës së tretë të gërmimeve në këtë zonë ka zbuluar nga kërkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmë të shtrojeve të kasolleve që asaj kohe përdoreshin për banesa të cilat datojnë 6.500 vjet para Krishtit.

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu gjatë gërmimeve edhe mbetje të enëve në qeramikë dhe objekte të tjera të cilat japin detaje mbi jetën e banorëve në këtë periudhë. Drejtuesit e ekspeditës kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtëmia konsiderohet si vendbanimi më i hershëm në Shqipëri. 


Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit. Eshtë emri; “Vashtmi” që më bëri të shkruaj dy rreshta përsëri, për më të bukurën gjuhën shqipe, për më të pasurën gjuhë margaritar, perlë e vërtet, gjuhë, e rrallë e plot vlera për mbarë qyteterimin – njerëzor mbi këtë dhe, mbi këtë tokë lindur e krijuar sëbashku si dy krijesa mëm e bijë. 

Kujtoj se në shumicën e rasteve tek fjalët e hershme, emra, vendbanime, e të tjera, gjenden shumë zvendësime të gërmave të së njëjtës linjë midis tyre, ashtu si gërma “B” buzore në këtë rast ndoshta e paqëllimtë, por që sjellin largimin e kuptimit të vërtet apo me të parë të saj. Linjë të gërmave buzore, kemi; B; P; M; e më pas përkatësisht kemi gërmat; V dhe F; (Ph) 

Fillimisht po sjell një emër për të cilin kam shkruar në një artikull të shkurtër disa ditë më parë, pikërisht për lumin; “BARDHAR” në Maqedoninë e sotme, dhe vetëm duke e zvendësuar greekfolsit, apo edhe serbo-sllavët gërmën; “B = V” lumi “BARDHAR” humbet kuptimin e saj të vërtet e aq shumë kuptimplotë, nga: Bardhar = Vardar, pavarsisht se ky emertim i ri ngelet përsëri si sinonim i emrit më të parë dhe që do të thotë; I “vrullshëm” “i pandalur”, por jo më “i Bardhë” ashtu shpesh here, për hipokrizi te tyre gjejmë në tekste greqisht po për të njëjtin lumë quajtur; “Aspro/potami = Lumë i Bardhë” e në sllavisht: Вардар. 

VASHTMI 
Tashme duke e rikëthyer të njëjtën gërmë në vendin e vet gërmën “B” pra, shikoni sa bukur, qartë e kuptueshëm, del emri ashtu quajtur (ndoshta bullgaro-sllave), 
VASHTMI = BASHTMI. Në gjuhën shqipe, me fjalën “Basht’ kuptojmë vendin tokën – arë, punuar për tu mbjellë sigurisht sipas nevojave tona, kryesisht për perime fruta e zarzavate, gjithashtu aty pregatiten edhe “farnat” quajtur ndryshe “Farishte” 

Dikush mundet të thotë se “Bashtë ose Baçe” është turqisht, ashtu si në shumicën e rasteve, ku filogrekë, e pa lënë mënjane edhe filo-latine, e kanë kollaj të thonë; se janë fjalë; latine, greeke, apo turke, pa e ditur as vetë atë gjuhë, e jo më tepër të japin shpjegim etimologjik mbi fjalën përkatëse ne tekste shkruar. 

Në gjuhën standarte shqipe, “Bashta” quhet “Kopësht” e cila në fakt është përsëri thjeshtë një sinonim në anagramë i vet fjalës; BAC<->COP – KOP/ësht, ashtu e njëjtë kjo fjalë edhe në greqishte, ku, kopshti quhet po kështu; Kipos (κήπος). (si mendoni që gjuha turke të jetë edhe më e vjetër se gjuha «greeke», apo nga gjuha shqipe deklaruar, e njohur prej kohësh si gjuhë e parë direkt nga rrënjët e pemës gjenetike të të gjithë gjuhëve IE)


Emrit “baç” vetëm duke i futur gërmën “parazite; – H’ ajo mer trajtën si fjalë «turke» “Bahçe” por jo se është e tillë, rrënja apo burimi i kësaj fjale tepër të lashtë madje, qëndron gjetiu … Mundem në këtë shkrim tu sjell një emër apo fjalë të lidhur ngushtë po me emrin “Baç” e cila është pikërisht vegla e punës e njohur mirë nga Far-merët ajo vegël që mundëson, që tokën-arë punon, Që-‘Ap = Çap’ sot ajo ndryshe quhet edhe; “shatë” (cat catun-katun’d).

Pra, vegla që punon “tokën e punuar – arë” në gjuhën shqipe quhet; Qap –Çapë. Lexoni nga fjalori i pastër, i gjuhës më të bukur, të bekuarës gjuhë – shqipe! 

CAPË II f. Shtresë e fortë e tokës nën shtresën e butë që punohet; taban. I qiti capën tokës. Kuptojmë se, vegla Që h’ap, punon dheun e punuarë më parë, pra shtresën e butë “çapin” e tokës ajo që punohet, kjo vegël quhet po kështu, “Çap’ e pas kësaj, kjo tokë-arë e punuar mirë ndryshe quhet; “BAÇ” Baça. 

Në gjuhë të tjera gërma; “Ç” gjendet e zvendësuar me gërmat; “ts = ç” ashtu si në greqishte, ku Çapën e quajnë; “tsápa” (τσάπa), Fshati Vashtmi (Bas’tmi) gjendet në tokën më pjellore në fush-gropën e rrethit të Korçës, e jo rastësisht aty gjendet një nga “farmat” (fermat) më të vjetra rreth 6500 vjet para eres se re. 

Eshtë përsëri dialekti Geg, i cili na ofron si përherë, sa më pranë të parës shqipe folur, ku ende sot, në vend të gërmës “Ç” shqiptojnë, gërmën; “Q”

Mili Butka #(Aleksandër Hasanas)

No comments:

Post a Comment