Wednesday, October 12, 2016

Sot Athina greeke Parlamenti i saj përfaqëson edhe atë Shqiptar

Flamuri i kuq Shqiptar në hyrje të parlamentit greek???


Athina blu - Sot më 12 Tetor 2016; edhe e kuqe

Athina sot në mëngjes qysh në "Agim" ngëdhihet akoma edhe më e fuqishme si përfaqësuese  e teritoreve ÇAME, ashtu si edhe e ëndrës së saj të hershme përtej shkumbinit dhe për gjithë shqipërinë.
Meritë kjo e tradhëtisë, së rradhës nga pushtat tanë pushtetmbajtës - pjellë e kuqe sllavo-turke, mongole, meritë kjo e Ilir Metës dhe  e gjithë grekofoneve madje ndoshta dhe me  nënshtetësi greeke shoqërues të tij.

Ky Flamur i yni vendosur aty në mes dy flamujve të tjerë sipër në hyrje të parlamentit greek flet shumë, ai nuk ndodhet aty rastësisht, pa asnjë shkak, pa as edhe një motiv ngjarjeje historike apo bashkëpunimi??? 
Ilir Meta dekorohet nga parlamenti greek, kush qe motivacioni, përse kaq ndere, cfarë ka bër ai për grekët, kush është ai, përveç 
tradhëtisë me emrin e tij?

Metën tonë - legjendar - bir - besnik i partisë heroi ynë, në vizitën e tij të fundit veç para dy ditësh në tokën ashtuquajtur greeke, shoqërohet nga deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, bashkëshortja e të cilët është greke, Vangjel Tavo, deputet i LSI-së, i cili është me kombësi greke, Vangjel Dule i mirënjohur si antishqiptar, me kombësi greke, kryetar i PBDNJ, deputeti i PS, Anastas Angjeli me kombësi greke, deputeti i PD, Gjergji Papa, gjithashtu me kombësi greke.

Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis 
i ndau Ilir Metës “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”. 
Kjo medalje i ndahet personaliteteve të rëndësishme në shenjë nderimi për kontributin e tyre
 nga Parlamenti grek.


Eshtë për të ardhur keq akoma edhe më keq fati i ynë, ndërshekuj jemi drejtuar nga qeveri "kukulash" shitur prapanicën gjithandej, nuk mundëm asnjëherë të zgjedhim e të dimë kujt ti varim këmborën për të drejtuar një popull, një shtet dhe jo dhitë e egra majë malesh Tomorice e gjetkë ...
Pabesia tradhëtia e zezë po na korit, ajo qëndron mes nesh, ndoshta s'na vjen mirë por rrënjët e saj qëndrojnë larg qysh herët, në lashtësi, ndoshta fillon aty me tonin 
Kalin e Trojës.



/kanunitv.blogspot.al/- tetor 12 në 3:01.MD
____________________________________________________________________________













No comments:

Post a Comment