SHQIPTARËT
Maskarenjtë,s'trazohen,
s'e tundin dot tymin e duhanit.
"Rroftë leku!"-qetë gëzohen...
"Qofsha vetë-flaka vatanit!"
Ikin shekujt pa u hetuar,
shqiptarët mendjen kurrë s'e vranë;
ndaj njëri-tjetrit të harbuar...
për parti- kokën vetes ia hanë.
Shqiptarët dot s'kanë një tru,
kot e ke-s'bëhen bashkë dy;
punët lëmsh e kuturu...
"Unë jam i parë-ti asgjë s'di!"
Dikush një asht na hedh n'singi,
ne kacafytemi për "ferra n'përpeq":
një: "Nuk ka...!"-tjetri:"Ka shi!"
ndaj njëri-tjetrit-më i madhi dreq!
Ikin shekujt,e ne asnjë hap,
pikën e dimrit,vetes ia bëjmë verë.
Anija na mbytet përditë ngapak...
të mjerë qemë e mbetëm të mjerë.
No comments:
Post a Comment