Wednesday, October 19, 2016

Poezi - KËNDO, SHQIPTAR! - nga Zymer Mehani


KËNDO, SHQIPTAR!



Këndo, shqiptar, çfarëdo që të ndodhë

Edhe nëse kënga të djeg flakë
Edhe nëse melodia t' këputet në mes
Edhe nëse engjulli t' bëhet dreq
Këndo, mos u stërkeq!
Sido që të bëhet, shqiptar, këndo

Edhe nëse miku t'shkakton plagë
Edhe nëse zemra t'digjet flakë
Edhe nëse koha të lë vrragë
Këndo e mos u mpak!
Këndo, shqiptar, në çdo çast

Edhe nëse je i mbushur me gëzim
Edhe nëse ke vetëm dëshpërim
Edhe nëse përjeton ndonjë zhgënjim
Këndo, o vëllai im!
Në çdo situatë, shqiptar, këndo

Edhe nëse t’ikin shpendët shtegtarë
Edhe nëse s'të mbin fara në arë
Edhe nëse s'ke drithë në hambar
Këndo, o vëlla shqiptar!
S'e ndale këngën për pesëqind vjet

Kur osmanliu, sulltan’ e mbret’
Të shkeli malet, tokë edhe det
Me zjarr e flakë, me dhunë e tmerr 
E kënga jote kurrë nuk u shterr!
Këndo shqiptar, s'të ka hije loti 

Përkrah këngës, të shkrep baroti
Se kështu lindëm e kështu tha Zoti
Është ar, thesar Atdhe i Joti!
Këndo shqiptar, n'mërgim n'qofsh nisur 

Dhe nostalgjia n’ se t’ ka molisur
Këndoje këngën, me dhimbje, mall
Edhe nëse jeta, mërzi të ngall!
Këndo, se këngët përtej oqeanit

Mbi krahë pulëbardhash do të flturojnë
Askurrë mos t'u ndaltë kënga, shqiptar
Krenar për tradita e Flamur me Shqiponjë!
Këndoje, këngën, kurrë mos e ndal

T'jehojnë kudo jonet e saj
Të ushtojë fushë, mal edhe det
Këndo se këngën e pate jetë
Këndo, shqiptar, o trim me fletë!



http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/19
_____________________________________________________________________________-


No comments:

Post a Comment