Wednesday, October 19, 2016

Përgjigje për ty, zotëri kosovar, Nexhmedin Spahiu !


Shkruan, z. Rudi Berisha

Unë jam shqiptar  dhe jetoj në Prishtinë. Vij nga Malësia e Gallaksisë, por fare nuk jam kosovar, jam vetëm shqiptar.

    Unë kurrë nuk kam qenë kosovar. Ju dhe të gjithë të tjerët e dimë që kombi kosovar nuk ka ekzistuar kurrë dhe, as tash nuk ekziston. Nëse dikush dëshiron të ngrisë në themelet e gjakut një komb të tillë, ne shqiptarët do ta kuptojmë se ai ka shkelur mbi amanetin e dëshmorëve, mbi Betimin e UÇK-së dhe mbi sakrificën e të gjithë shqiptarëve nëpër breza.Më shumë se 500  mijë shqiptarë kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Mbi 2 milionë litra gjak shqiptarësh janë derdhur.

Unë nuk i takoj as një partie politike. Jam një poet shqiptar, që shkruaj në gjuhën shqipe; një poet që shkruan për komb e atdhe, për liri dhe për një tokë të pagëzuar vet ë nga Perëndia  -Shqipëri.

Nuk jam për  ‘’ Shqipëri të Madhe ‘’, sepse duke u munduar Serbia të krijojë një ‘’ Yogaslavi të Madhe, një “Serbi të Madhe ‘’, na e mveshi nga frika se shqiptarët po krijojnë një ‘‘ Shqipëri të Madhe ‘’, por unë dua Shqipëri Natyrale më Drejtësi të madhe.

Në këtë jetë çdo gjë e ngritur mE imponim, do të shuhet; çdo gjë e marrur më dhunë, do të kthehet, dhe unë jam njëri ndër shumë shqiptarë, që do ec në rrugë për të kërkuar, shkruar ,dhe pse jo edhe sakrifikuar për të bërë Shqipërinë me zotësi, ashtu siç na e fali vetë Perëndia !

Për të bërë Shqipërinë nuk është veç patriotizëm, nuk është vetëm ëndërr, nuk është vetëm se po bëjmë diçka, por për të bërë Shqipërinë na kanë mësuar shumë trima dhe patriotë të vërtetë gjatë historisë dhe dua të përmend veç një emër, e ai është Hasan Prishtina !

Nëse dikush është kundër Shqipërisë së Ribashkuar, ai është kundër vëllazërisë që flasin gjuhën e njëjtë, që kanë kulturën e njëjtë, që kanë traditat e njëjta, që kanë një komb, një flamur dhe duan të kenë një shtet, një parlament etj...

Shumë e vërtetë, që kur të ndodh Ribashkimi Kosovë-Shqipëri, në fakt shteti ose Republika e Kosovës do  të bie. Kjo është e vërtetë, por mos ke frikë o Nexhemdin Spahiu, kjo rrugë don punë, por një gjë e tillë do të ndodhë me emër të Zotit.

Çdo gjë më  forcë mund të imponohet, por kurrë në zemër dhe shpirt nuk mund të futni diçka që është jo e vërtetë dhe është gënjeshtër. Në fakt kemi qenë, jemi dhe do të jemi vetëm shqiptarë, shqiptarë kuqezi, me flamurin tonë të larë me gjak.

Më falni, i nderuar komshi,  Nexhemdin Spahia, që unë një djalë nga Shqipëria, që jetoj në Prishtinë, në tokën e  Shqipërisë, më fal që jam shqiptar, se këtë që të jem shqiptar e kam të lindur dhe jo të shpikur nga njeriu, por të dhuruar nga Perëndia.

Përshëndetje të gjithë juve, motra dhe vëllezër shqiptarë!
Përshëndetje edhe për ju që dëshironi të ndërroni identitetin nga shqiptarë në  ‘’ kosovarë’’!
Ju uroj shëndet dhe mbarësi, por ruajeni  të vërtetën dhe qenien tuaj shqiptare.

Kryetari i  Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’

Rudi Berisha, Prishtinë – Shqipëri, 2016

No comments:

Post a Comment