Sunday, October 9, 2016

Nikolla vizitë në familjen e Arlindit, fëmijës me sindromën e autizmit


TIRANE, 7 Tetor/ATSH/- Fëmijët janë të gjithë njësoj e për këtë meritojnë vëmendje të njëjtë nga mësuesit e tyre.

Ishte ky mesazhi që ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dha gjatë vizitës së saj në shtëpinë e Arlindit fëmijës me sindromën e autizmit I cili është nxënës në shkollën 9- vjecare “Skënder Gaci” në Tiranë.
Gjatë vizitës në familjen e Arlindit , ministrja e Arsimit, Nikolla premtoi mbështetje të shkollës dhe mësuesve për ti ardhur në ndihmë ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë.
Familja e Arlindit përbëhet nga gjashtë anëtarë të cilët I dhurojnë atij gjithë dashurinë e përkujdesin e tyre të vazhdueshëm duke e bërë atë të ndjehet njësoj me fëmijët e tjerë.
Gjyshërit e Arlindit shprehën mirinjohjen e thelllë për mbështetjn e dhënë nga ministria e Arsimit dhe Sportit duke theksuar faktin se është I nevojshëm edhe mbështetja e prondërve të nxënësvetë cilët janë në një klasë më nipin e tyre në shkollën “Skënder Gaci”
Dhurata simbolike e Ministres së Arsimit dhe Sportit për Arlindit për të ishte shumë dhe falenderimin e tij e shprehu nëpërmjet një përqafimi të ngrohtë, ashtu sikurse vepron cdo fëmijë normal!a/.g/

No comments:

Post a Comment