FOTO PËR PATENTË
O ç'më gjeti, o mos u gjentë
kur shkova, të nxjerr patentë
kur më thirrën, në sportel
nxirrnja rrokjet, si me çengel
gjysma -gjysma, çalë çalë
ku me shënja, e ku me fjalë
Sportelistja, bukur e veshur
me kulturë dhe buzëqeshur
-Welcome Meti, mirse të vish
aj andersternt, që s'di ingllish
S'ka gjë mister, no probllem
un' shkoqitur, do ti them
ja, shko ne bezja, atje në mur
për një foto, uan pictur
Vjen më thotë - Qesh pak qesh
qesh por unë, s'e morra vesh
Më thot' prapë: - Mos u vrenjt
por un' nuku, anderstent
Si e pa, që mbeta plis
vjen e n'gushë, më xugulis
me ca gishta, si kalli thekër
-Gëli-guli,-ndënë mjekër
S'më kish ndodhur, kurrë mua
të më xuguliste grua
një guli-guli, kaq un' desha
e një të qeshur, por sa qesha
e hapa gojën si kamare
qesh e qesh, gajasa fare
-Uan moment, do bëjmë paqe
të thash' të qeshësh, nuku dhe kaqe
ja qetsohu, e shko në mur
s'ka patentë pa piktur
plliiis, Fidani, mja, mos qesh
e morra vesh, po s'merrnja vesh
Bëj një provë, e bëj dy provë
më dilte goja si kovë
mbi gjith' hallet e kusuret
xhërr dhe lotët, xhëërrr dhe qurret
mos qesh mister, duro pak
uan, çu, thri, dhe uan një krak
Shkoj de bezja, dhe një përpjekje
kujto smundje, e kujto vdekje
kujto të gjallë , e kujto të vdekur
kujto vitet i përndjekur
kujto ndarje, e kujto varre
prap' më keq, gajasa fare
Kureshtarët, vijn' vërdallë
ç'pati devolliu vallë
pa më pyesnin, ç'është bërë
qeshnja un',qeshnin të tërë
prit t'pushonte devolliu
gëli-guli, e ciu ciu
Bre gajasa, për turp të botës
mu hapën tëmthat e kokës
ika fare ,o mos u gjentë
me gjith' foto, e me gjith' patentë
Meti Fidani
_kanunitv; 2016/10/16 @milibutka________________________________________
No comments:
Post a Comment