Këto ditë
Senati amerikan ka organizuar një seancë të posaçme për “Problemin Çam”,
në të cilën të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme
e Shqipërisë.
Një ndër
mbështetësit më të fuqishëm të kësaj çështjeje ishte Riçard Lukas, një
udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka
parashtruar problemin çam në strukturat më të larta ligjvënëse
amerikane, transmeton “Shekulli”.
Në këtë seancë është pranuar
nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek, se Qeveria e Greqisë e njeh
mirë këtë problem, por përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt
tjetër përgjegjësinë.
E parë në këtë plan historik politik,
çështja çame do të trajtohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes
Shqiptare”, që tashmë është shtruar për zgjidhje.
No comments:
Post a Comment