O Kosovë kreshnike
– Nëna jonë e dashur
O KALA VIGANE e stërgjyshërve të mi
Porsi shkëmb i lartë dallgëve u qëndrove
Është plot lavd e mburrje e jotja histori
Mbi kurrizin tënd nga lufta në luftë
Pareshtur t’u lëshuan erëra e stuhi
Por shtatlartë qëndrove s’u përule kurrë
Ato plagë të vjetra prapë i ke përtëri
Dhe sulltanë e mbretër tek ti i lanë kokat
S’patën çfarë të të bëjnë prore i munde shqotat
Stuhi e rrebeshe të rrahën pa nda
Por me gjoks shqiptarët të ngrehën kala
Edhe Car Dushani ty ta pat lakmi
Duke të të quajtur “E vjetra Serbi”
Edhe Car Lazari sot ta bën me gisht
E shikon drejt teje vëngër armiqsisht
Të quajtën DJEP SERB nëpër histori
Por ti Kosovë mbete Shqipe plot lavdi
E le ta dinë mirë serbomëdhenjtë shovenë
Se je VARRI i TYRE ti denbabaden
Dhe dallgët kaluan e ti dot s’u munde
Moj Bijë qëndrestare e Shqipërisë sonë
Flamur’n kuqezi çdoherë lart e ngrite
Krenare e dëlirë siç ke qenë gjithmonë
O rritu ti rritu- e dashura Kosovë
Në ty lulëzon jeta kudo cep më cep
Bijtë e bijat tua ta sollën fitoren
Dhe sot jemi t’ lirë e po t’ndërtojmë vetë
Lavdia për ty s’do të shuhet kurrë
Gjithmonë do t’jetojë s’do t’shembet mbi dhe
Djemtë e vashat tua me ty janë krenare
Kosovë-atdhe i dashur je zemër shqiptare
No comments:
Post a Comment