Thursday, September 22, 2016

Ciceroni (sllavo-bullgar) nga Shkupi shoqerues i turistave, duke dhënë spjegime të Historisë së falsifikuar të Kishës së Bi Gurit.


Gjatë udhëtimit për në Dibër të Madhe, pash nji Autobus me Turistë nga Danimarka. 
Shfrytëzova rastin dhe u përziera me ta. 
Ciceroni i tyre ishte një Profesor Danez, që njihte mirë gjuhën Angleze dhe iu bashkangjit atij në mënyrë shoqërore, për të përfituar nga rasti. Gjatë hyrjes kuptova që Ciceroni nga Shkupi (Sllavo/Bullgar), ngaqë nuk e njihte mirë Anglishten, kuptova që mundohej me të tijën të ipte spjegime të Historisë së falsifikuar të Kishës së Bi Gurit.
Disa nga Shkopat nuk ishin Origjinale, por të Dorës së Dytë, të shkruajtura në Sllavisht në mënyrë të dobët, që të bie në sy nëse njeh artin. Në fund kur dolëm nga kisha për të vazhduar udhën, Ciceroni Danez më tha që diçka nuk ishte në rregull. 
Shkurt iu përgjigja që këta (Sllavo/Bullgarët),po fallsifikojnë Historinë Shqiptare duke e përvetësuar atë. Ciceronit i kishte ranë në sy që as nji fjal nuk u tha mbi simbolet e Peshqive, Serpentinëve, Shqiponjave dhe Piramidës më Sy. 
Ciceronit i thash që: Spjegime mbi to jep vetëm gjuha Shqipe. Ciceroni më falënderoi duke vazhduar më pyetjen, nga i di këto? 
Ia ktheva që: Unë vërtet banor në SHBA, por jam Shqiptar i këtyre Trojeve. 
Më në fund shkëmbyem numrat e Telefonave dhe do vazhdoj komunikimet. Të nesërmen kisha nji mision tjetër dhe u takova përsëri në Bi Gur. Duke luajtur lojën e Turistit naiv, nxorra nga Goja e nji fshatari vendas që, aty pranë misionarë dhe Muratorë nga Rusia po ndërtonin nji Kish tjetër.
Për deri sa Shqiptarët në Maqedoni bëhen Vasalë të Sllavo/Bullgarëve për Para dhe Karrike, ata po punojnë më vrull që nëpër mjet ndërtimeve të reja, të zgjerojnë influencën dhe Territoret në dam të Shqiptarëve... 
Më bën të çuditem, sa të pa vetëdijshëm që jemi.
Shfrytëzoj rastin të falenderoj miqtë e mi në Tetovë, Bexhet Toci dhe Arben Llalla që më ndihmuan në komunikime mbi këtë çështje.

Bashkim Kllobocishta

No comments:

Post a Comment