Showing posts with label emigrantet shqiptare. Show all posts
Showing posts with label emigrantet shqiptare. Show all posts

Wednesday, February 1, 2017

Të votojnë 2 milionë shqiptarët emigrantë - Rezoluta e PE për Shqipërinë. ---Parlamentit Europian aprovoi me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim draft-rezolutën ku roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit në hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rezoluta e PE për Shqipërinë: Miratohet! Të votojnë 2 milionë shqiptarë emigrantë.


Është kaluar me sukses draft-rezoluta e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë.
Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian aprovoi me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim draft-rezolutën ku roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit në hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Vetë raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur pas aprovimit të draftrezolutës, se hapja e negociatave mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve dhe sapo të zbatohet ligjit i Veting.
Në këtë kuadër është aprovuar amendamenti i veçantë i raportuesit në hije Ilhan Kyutchyuk, ku thuhet se e drejta e kushtetuese e 2 milion shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk po respektohet në këto zgjedhje dhe u bën thirrje autoriteteve që të mundësojnë votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Dy amendamente të tjera të aprovuara gjatë votimit bëjnë thirrje për dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës, si thelbësor për përparimin e vendit dhe reformave të integrimit.
http://www.kohajone.com/ 12:53 - 01/02/2017
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------