Showing posts with label Qendra Simon Wiesenthal. Show all posts
Showing posts with label Qendra Simon Wiesenthal. Show all posts

Sunday, January 29, 2017

Pse Kosova nuk e ka Simon Wiesenthalin e vet ?

               Pse Kosova nuk e ka Simon Wiesenthalin e vet ?

Luftërat janë krime  pushtuar e kush pushtues , kush vrasës e kush i vrarë, kush përdhunues e kush i përdhunuar . Këto janë rregullat e luftës. Ato ndodhin dhe kanë për të ndodhur gjithmonë, nuk ka prerje kohore ,se tani  njerëzimi e arrijti këtë apo atë nivel dhe luftërat mbesin vetëm histori. Njerëzimi e “shpiku” denimin për fajtorin . Dhe fajtori duhet dënuar; ai dënohet për ato që i ka bërë dhe t`ii pet mend të tjerëve që nuk duhet përseritur. Por?

“Qendra Simon Wiesenthal, me zyre në Nju Jork u krijua më 1974  me emrin Nazi-gjuetarët e Simon Wiesenthalit. Sipas statusit të tyre kjo është:” Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave  Hebreje të njeriut me qëllim të riparimit të botës një hap në një kohë. Qendra merret me edukimin e gjeneratave të reja, kundër semitizmit, kundër terrorizmit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të tyre, mbrojtjen e sigurisë se Hebrenjve në mbarë botën dhe  mësimin e gjeneratave të reja se ç`ishte Holokausti.”

Pas Luftës së Dytë Botërore (1939- 1945) ,liderët e Gjermanisë Naciste u gjykuan në Pallatin e Drejtësisë në Nyrenberg. Gjyqi Ndërkombëtar Ushtarak e filloi punën me 25 Nëndor 1945 dhe  gjykimet u shpallën me 1 tetor të vitit tjetër
Gjykata i denoi 23 liderët e Nazizmit për; konspiracion, krimi kundër pagës, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër Nacistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruar,si urdhëresa, raporte, manifeste, letra dhe ditarë: Në mesin e të dënuerve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit Hermann Gëringu (1893-1946) të cilin korrespondeti i New Yorkerit e cilësoi si : ”truri pa ndërgjegje”….

Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj Nacist u gjykuan ,të tjerët mundën të ikin. Disa u arratisen nge Gjermania dhe ishin të zotët të fshehin  identitetin e tyre. Por sidoqoftë bukur shumë prej tyre më vonë u kthyen me zor: Me 1947 Hermann Hoess, Komandanti i Auswitzit e gjet, u gjykua dhe u ekzekutua ne Poloni me 1947.

Simon Wiesenthali e vazhdoi punën e tij në gjetjen dhe zbulimin e atyre që ishin përgjegjës dhe fshiheshin me emra të rrejshëm nëpër botë. Bota nuk duhet harruar Holokaustin!  Suksesi  i tij ishte shumë i madh.
Ne patëm luftë, patëm gjenocid, krime kundër njerëzimit, dhunime dhe përdhunime, djegëje, deportime. Dikush u gjykua, dikush u dënua?  Koha ecën dhe duhet të pajtohemi me fatin.

A është e vërtetë ” që Kosova nuk i ndjek vrasësit e vet (se nuk ia lejon Ligji i vet) ?. Infrastruktura ligjore e Kosovës nuk ia mundëson EULEX-it që të ndjek vrasësit serbë të shqiptarëve jashtë Kosovës?  Serbia nuk e ndjek vetveten.
Por a e kemi Simon Wiesenthalin tonë i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata që kryen krime; që së paku të mbesin shënimet për brezat e ardhshëm; që së paku gjeneratat tjera të tmerrohen nga ajo që e pësuan paraardhësit e tyre?

Mos të ndodhë që dikur të na krijohen rrethanat historike asi lloje që ti shpallim serbët shpëtimtar.











----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------