Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Friday, December 23, 2016

Fundi i shekullit 17 solli edhe idenë e mbulimit të grave.


7 Ndryshime Dramatike të Kursit të Feve të Mëdha
2. Dikur, Islami i pranonte pikturat e Profetit 
Karikaturat e babait themelues të Islamit kanë shkaktuar masakra dhe rebelime kohët e fundit, ku madje edhe myslimanët modernë i konsiderojnë ofenduese. Por, Islami i hershëm, nuk e kishte problem këtë çështje.

Në fillimet e para të kësaj feje, arti vizual nuk përbënte çështje për diskutim. Më vonë, fragmente të Kuranit u interpretuan në tjetër mënyrë, duke sugjeruar ndalimin kategorit të imazheve figurative, megjithëse atëherë mendohej se pikturat e Profetit ndihmonin devotshmërinë. Në shekullin e 13, artistët islamikë bënë tregti me disa piktura, duke pikturuar skena ku Profeti shfaqej në çdo episod të jetës së tij. Kjo gjë përfundoi në shekullin 15, ku edhe u pranua gjerësisht që shfaqja e Profetit ishte një blasfemi, kur edhe u ndalua të publikohej fytyra e tij. Qeveritë e Teheranit dhe Kajros së ditëve të sotme u mundësojnë me një leje qeveritare artistëve që ta shfaqin Profetin nga mbrapa.

Edhe sot e kësaj dite është e mundur për të parë imazhe të vjetëra të islamit që tregojnë fytyrën e Profetit. Muzeu Metropolitan i Artit të Nju Jorkut ka pasur për disa vjet rresht disa piktura të lashta që tregonin Profetin.
2. Jezusi i kohëve të lashta nuk i ngjante aspak këtij të sotmit

Jezusi i kohëve të lashta nuk i ngjante aspak këtij të sotmit
Megjithëse ne praktikisht nuk kemi të dhëna të rregjistruara se si ngjante me të vërtetë Jezusi, shumica nga ne kanë një imazh të ngulitur fort në mendje të Jezusit. Versioni popullorë i Krishtit është flokëgjatë dhe me mjekër, i cili shfaqet kudo, që nga baza e ortodoksizmit bizantin, në Stamboll dhe vendet ortodokse, dhe gjithandej ku Vatikani ka influencën e tij . Por ky nuk është versioni i saktë se si kristjanë e pikturonin udhëheqësin e tyre. 300 vitet e para, Krishti dukej krejt ndryshe.
Në tetor të vitit 2014, arkeologët zbuluan një pikturë të Jezusit në Spanjë, e cila datonte nga shekulli i 4. Kjo pikturë, e paraqet Jezusin si një njeri pa mjekër dhe me flokë të shkurtëra, i veshur me një petk filozofie. Pjetri dhe Pali, të pikturuar pranë tij, ishin pikturuar ndryshe gjithashtu. Por ky nuk është i vetmi fakt që e paraqet Jezusin krejt ndryshe nga çfarë njerëzit e kanë pikturuar në mendje. Muzeumi Britanik zotëron fragmente të një mozaiku ku e paraqet Jezusin pa mjekër, të dobët dhe me një mjekër të ndërlikuar.

Artistët bizantinë të shekullit të 13, e shfaqnin Jezusin gjithashtu pa mjekër. Ndërsa standarti që njohim sot u fiksua në Mesjetë.
3. Budizmi e ndalonte portretizimin e Budës

Budizmi shoqërohet gjerësisht me statujën e themeluesit Sidhartha Gautama. Por ky imazh që njohim sot i Budës filloi të ekzistojë falë një ndryshimi në stilin artistik. Në vitet e para të Budizmit, artistët nuk e portretizuan asnjëherë Budën.

Prezenca e tij përçohej përmes shenjave dhe simboleve. Ndër simbolet më popullore ishte një palë gjurmësh këmbësh, që tregonin gjurmët e një burri të madh që la në këtë botë. Një imazh tjetër i Budës ishte edhe një karrige boshe dhe pranë saj një shtyllë me flakë në kulm të saj.

Pra, ndalimi i portretizimit të Budës vazhdoi për shekuj me rradhë. Më pas, rreth shekujve 1 dhe 3, artistë bënë një transformim total. Befasisht, imazhi i Budës që ne njëhim sot, nisi të shfaqet gjithandej.
4. Kristjanizmi e ka pasur të ndaluar imazhin e Krishtit

Kristjanizmi e ka pasur të ndaluar imazhin e Krishtit

Kristjanizmi nisi me një qasje të patolerueshme të imazhit figurativ. Për shkak se judaizmi i asaj kohe e ndalonte shfaqjen e Zotit në formën e imazhit, kolegët e tyre kristjan e ndjenë të përshtatshme që ta ndjekin atë. Sipas drejtorit të Muzeut Britanik, ishte e papërfytyrueshme që në 3 shekujt e parë të kristjanizmit të shihje imazhin e Krishtit.

Adhuruesit ishin përqendruar në afrimin tek Zoti shpirtërisht edhe me anë të së vërtetës. Kjo medotë e re e adhurimit të Zotit nuk u shkonte përshtat romakëve, të cilët kishin zotat e tyre prej statujash gjigande. Megjithëse është e debatueshme, mendohet se imazhi i krishtit u fiksua nga romakët, të cilët deri në atë kohë ishin paganë. Sido që të jetë, duhet theksuar se ky fakt nxiti një zhvendosje të madhe të artit religjioz në perëndim.
5. Epoka e Artë e Islamit e inkurajonte ateizmin

Shumë shtete moderne islamike kanë probleme serioze me ateizmin. Vetën vitet e fundit, Arabia Saudite i etiketoi ateistët si terroristë dhe i dha kopmetenca të reja gjykatësve për t'i thyer ata. Irani, Sudani dhe Pakistani kanë ligje që i vënë në punë për të vrarë njerëzit që deklarojnë publikisht se janë ateistë, ndërsa Indonezia ka pasur një ligj të veçantë për të burgosur ateistët. Por po të shkojmë mbrapsht në kohën e artë të Islamit, do të shohim një religjion që krenohej me lirinë e mednimit.

Qysh në ditët e para të Islamit, bota myslimane kishte një traditë të hershme në talljen e profetit. Në shekullin e 9, studiuesi Ibn Al-Rauandit deklaroi hapur se kjo fe është e paarsyeshme dhe se mrekullitë e Kuranit janë gënjeshtëra. Pavarësisht se jetoi në zemër të botës islamike, ai jetoi i lirë dhe i pa shqetësuar. Por Al-Rauandi nuk ishte i vetmi. Rreth 60 vjet më pas, një tjetër studiues, Abu Al-Al'Maarri nisi një fushatë të fuqishme në favor të ateizmit. Sipas Al-Maarrit, është e mundur të ekzistojnë fetë ose truri, por jo të dyja bashkë. Ai kërcënoi publikisht kalifët, dhe jo vetëm që nuk u ekzekutua, por u shndërrua në një njeri të respektuar.
Do të duhet të vinin vitet '70, kur boshti kryesorë i Islamit të fillonte e të dënonte ata që kishin mendime të ndryshme për fetë. Por fatmirësisht ekzistojnë gjatë vitit 2015, që kjo linjë e fortë po fillon të shkrihet, duke e hapur më tepër këtë fe në të ardhmen e afërt. 
6. Judaizmi e pranonte poligaminë

Judaizmi e pranonte poligaminë
Sot, shumica nga ne e lidhim poligaminë me fe si Mormonizmi. Por në vitet 1300, grupe judejsh në Spanjë praktikonin poligaminë, pasi kishin rënë dakord t'i paguanin Mbretëreshës një taksë të caktuar. Atë kohë mbretëria spanjolle hartoi një sërë ligjesh që e aprovonin këtë praktikë. Mendimtarët e hershëm rabin rekomandonin se një burrë nuk mund të martohet me më shumë se 5 gra. Madje edhe ligji çifut lejonte specifikisht martesën me deri në 5 gra.
Kjo praktikë u ndalua në shekullin e 11 nga Rabbeinu Gershom, i cili e kthehu jadaizmin përfundimisht në një fe monogame. Megjithatë, poligamia vazhdon të jetë normë edhe sot e kësaj dite në disa grupe çifutësh.
7. Femrat myslimane dikur ishin të zbuluara

Femrat myslimane dikur ishin të zbuluara

Në ditët e hershme të islamit, femrat u konsideronin pjesë vitale e religjionit - aq vitale saqë vetë Profeti i besoi atyre sekrete të mëdha. Madje kur Profeti vdiq, vetë ndjekësit u konsultuan me femra të komunitetit rreth faktit se kush do ta pasonte atë.
Fundi i shekullit 17 solli edhe idenë e mbulimit të grave. Kur ushtria e Muhamadit hyri në Persi, ata pushtuan një komunitet ku femrat kishin vite që vendosnin perçe. Në vend që ta ndalonin këtë praktikë, kalifët e rinj thjeshtë sa integruan këtë në kulturën e tyre, derisa hixhabi u bë sinonim i Islamit.

Mili Butka @ Gjuha Shqipe ju uron për nga mot.
gëzuar festat e fund vitit: Gëzuar !


Tuesday, November 22, 2016

Shpella e Kabashit - Gramsh unike, ndoshta nga më të bukurat në Ballkan.




Kur flitet për bukuritë natyrore të Gramshit, vend kryesor zë shpella e Kabashit. Është një nga shpellat më unike në Shqipëri dhe ndoshta nga më të bukurat në Ballkan.
Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash,28 km nga qyteti i Gramshit, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. E formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë të kretës së sipërmë, është e gjatë rreth 120 m. Ende nuk është eksploruar. Pjesa e njohur formon një labirinth të vërtetë dhe është e mbushur me konkrecione të shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur intinerarin Gramsh ose Elbasan – Kabash.
Burimi:
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Elbasan/EL_Mon/EL24.htm

Thursday, October 13, 2016

William Maillis një nëntë-vjeçare jo i zakonshëm.


 ‘Unë dua të dëshmojë se Zoti ekziston’



William Maillis një nëntë-vjeçar jo i zakonshëm. Ai shkon në kolegj, dëshiron të bëhet një astrofizikani dhe ka një qëllim – të dëshmojë se Zoti ekziston, raporton KosovaPost.
Edhe pse ka vetëm nëntë vjet, William ka mbaruar tashmë shkollën e mesme dhe tani ndjek kolegjin.
Ai është duke punuar për të dëshmuar teoritë e tij se si u krijua universi dhe dëshiron të bëhet një astrofizikan.
mailis-12
Gjeniu i vogël nga Pensilvania tha se ai dëshiron të gjithëvi t`i dëshmojë se Zoti ekziston. Ai do ta bëjë këtë duke treguar se, siç thotë ai, vetëm forca jashtë mund të krijojë një univers.

Prindërit e Williams kanë shpjeguar progresin të jashtëzakonshëm në të mësuarit që tregonte edhe kur ai ishte shumë i vogël.
Me vetëm 6 muaj, djali ishte në gjendje të identifikojë numrat e saktë, ndërsa me shtatë muaj filloi të fliste rrjedhshëm.
Me dy vjet mësoi të lexojë, shkruajë dhe shumëzojë, me katër ka mësuar  të lexojë në gjuhën greke, dhe me vetëm 5 mësoi gjeometri.
Ky nëntë vjeçar shkonë në kolegj, dhe profesor i tij i Historisë thotë se ai vuri re vetëm një ndryshim mes tij dhe nxënësve  të tjerë.
‘William është i vetmi në klasë i cili nuk mban shënime. Në vend të kësaj, ai dëgjon, lexon dhe rrëmben materiale ‘, thotë ai.
mailis-and-family
http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/13