Showing posts with label Bashkia Lezhe. Show all posts
Showing posts with label Bashkia Lezhe. Show all posts

Monday, March 20, 2017

Bashkia Lezhë - Ftesë për vellezër e motra arbëreshe!




REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA LEZHË
______________________________________________________


Adresa; Bashkia Lezhë, Lagja"Skenderbeg", Sheshi"Gjergj Kastrioti", 4501 Lezhë, 021522270, e-mail: f.frrokaj@lezha.gov.al


Prot :______ Datë: ___/___/2017

Bashkia e Lezhës përkrah dhe mbështet nismën e
 `Foleja Kombëtare Shqiptare` 
dhe bashkëpunimin me `La Svolta` e `EKO Mendje, 
për të përkujtuar 550 vjetorin e betejës së fundit të Gjergj Kastriotit, 
me fitore më 24 prill 1467 në Krujën legjendare. 

Këshilli Bashkiak mori vendim: 
Të mbështesë financiarisht këtë veprimtari mbarëkombëtare për 3 ditë e 2 netë, nga dt. 22-24 prill 2017 për mikpritjen e 50 vëllezërve e motrave arbëreshe të katundeve; Frashineto, Civita, dhe `Sportello Linguistico San Marzano` 
duke iu ofruar autobuzin nga mbërritja në Portin e Durrësit e deri në kthim, si dhe fjetjen, ushqimin dhe gjithcka tjetër nevojitet.


Bashkia e qytetit të Lezhës, kryetari i saj, Fran Frrokaj.

KRYETARI Fran FRROKAJ