- Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431 (»Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939«(1431. год.).
Miq të nderuar, qëllimi
këtij postimi është që më në fund të binden ata që me qëllim apo pa te,
mundohen të na mbushin mendjen që Gjergj Kastrioti ishte serb. Kjo vlenë edhe
për serbët të cilët kohëve të fundit po shkruajnë me të madhe ate që disa “
studjues shqiptar “ po e përdhunojnë të vërtetën shqiptare. Kjo vlenë edhe për
hoxhallarët e shitur dhe mendje lehtë që edhe ata t`a dinë që Gjergji i biri
Gjonit si dhe Reposhi, vëllai i Gjonit dhe i biri i Gjonit ishin shqiptar (
edhe më shumë se kjo, ishin ilir )
Në burimet serbe i
gjeta këto dy foto shumë me vlerë, të cilat iu mbyllin gojën qoftëlargëve
shqiptar, që të dy fotot janë dokumente nga Mali i shenjt Atos, në Greqi.
Fotoja lartë : Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431 dhe e shkruar në gjuhën e vjetër sllave ( jo serbe ):” (»Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939«(1431. год.).
Fotoja lartë : Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431 dhe e shkruar në gjuhën e vjetër sllave ( jo serbe ):” (»Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939«(1431. год.).
Fotoja tjetër ku shihet vendimi i blerjes së tokës për ndërtimin e Pirgut shqiptar
“ Akti i dytë i Hilendarit 1426” , Urdhëresa e Gjon Kastriotit (i ati i Skënderbeut)”
“Mali Athos është një
tokë prej afro 400 km², ku femrat nuk mund të shkelin. Në veri të Greqisë, i
shtrirë në detin Egje, e ku maja më e lartë është 2033 metra, ky vend ka
afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër që jetojnë
në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit X.
Kjo botë irreale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbetur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë”.
Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.
“Në një bisedë me profesorin B.Bojoviç, të Shkollës së lartë të studimeve në shkencat shoqërore në Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos para disa vitesh, më tërheq në fillim një ngjarje e vogël, që do të më shërbejë më pas si nyje për vlerat historike e ikonografike që paraqet ky vend për Shqipërinë.
Ai më tregon se në
vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës
të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet se « ç’do të thotë
të jesh shqiptar? Sepse të gjithë e quanin « shqiptar », për arsyen që
vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare që nuk
përngjanin me banorët përreth. « Unë nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit
shqiptar, ia pret ai, por një gjë është e sigurt, muzika rumune, sllave,
shqiptare, është e njëjtë, e më përket ».
E pikërisht në Malin
Athos, më tregon më pas profesori Bojoviç, ndodhet «Pirgu shqiptar », kulla
shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar. Mësoj që i
ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin XV pirgun e Shën Gjergjit,
i njohur me emrin «Pirgu shqiptar», ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga
djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë që Manastirit të Hilandarit babai
i Skënderbeut i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.”
Në paragrafin « Shteti
i Gjon Kastriotit », shkruhet : «Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me
manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje.
Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e
veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me
emrin Pirgu Shqiptar), dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e
kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431 ».
“ Akti i dytë i
Hilendarit 1426” , Urdhëresa e Gjon Kastriotit ( i ati i Skënderbeut )
Republika autonome e Malit Athos vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por pasuritë etnografike të ikonografisë ortodokse peshojnë.
Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njëri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar »
Republika autonome e Malit Athos vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por pasuritë etnografike të ikonografisë ortodokse peshojnë.
Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njëri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar »
No comments:
Post a Comment