Ku je, o Ati im I dashur !!! Ngrihu nga varri te degjosh ….. !!!!
Me siguri politikaneve dhe qeveritareve tane, duke filluar nga ministri i Jashtem dhe gjithe anetaret e komisionit, u duhet bere nje Training Seminar ne lidhje me perkufizimin e koncepteve “pakica kombetare” dhe “grupime linguistike/kulturore” si dhe diferencen e madhe midis tyre …… para se te marrin vendime kaq qesharake, tronditese dhe vetshkaterruese per vendin tone !!!
Dy pakicat kombetare ne Shqipëri historikisht dhe ligjerisht te njohura dhe te pranuara nga organizmat nderkombetare nuk Kane aspak te bejne me vendimet e marra ne sistemin komunist ( thashe se mos ky eshte motivi i tyre ) ….. ato i perkasin nje Kohe me te hershme te pa ndikuar nga kjo ideologji e semure ….
Duket sheshit edhe ne kete vendim qe politizimi dhe interesa personale apo grupazhi kane dale ne plan te pare si gjithnje ….
Po mire more njerez , po çfare e bete kete Shqipëri te Vogel e te gjore : nje sallate mix ? nje konglomerat ? Çfare identiteti i mbetet ketij vendi te vogel ????? Asnje ! Thjesht nje çoroditje ideologjike, morale, pa asnje ndergjegje politike/ideologjike . Domethene sipas jush qenkemi nje turme e çoroditur pa forme e permbajtje ….
Po eshte e vertete qe ne kushtet e nje çoroditje ekonomiko-politike qe Shqiperia vazhdon te jete edhe mbas 25 vjetesh “demokraci” , njerezit shpesh identifikohen me nacionalitet apo etnicitet tjeter thjesht per interesa ekonomike, financiare , per bursa studimi apo perfitime te tjera te nevojave te perditshme …. eshte nje fenomen i njohur ky ….
Por ju zoterinj qe jeni zgjedhur per te drejtuar kete vend, qe keni fuqine e berjes dhe zbatimit te ligjeve , qe keni marre persiper ta BENI SHQIPERINE , mos na çudisni me vendime te tilla “shitjeje se tokes meme” …, sepse ky burim ku juve keni zgjedhur te pushoni e te freskoni/iluminoni mendjen ate uje sjell !!!!!!
Ju lutem per Perendine qe besoni, mos na shkaktoni me teper konfuzion se ç’na keni shkaktuar deri me sot ….. nuk po dime me si t’ju flasim studenteve dhe kolegeve universitare neper leksionet mbi vendin e kulturen tone !!!!
Le ta them edhe me shkoqur per ndoke qe nuk e kupton se cfar dua te them: ndonese jetojme dhe punojme jashte Shqipërisë , nuk jemi indiferente !!!! Perpiqemi çdo dite te leksionojme dhe bejme te njohur kulturen shqiptare (qe shume pak e njohin jashte ) .
Ju lutem juve politikaneve e qeveritareve shqiptare , mos na vini mina ne misionin tone patriotik/atdhedashes dhe aspak te perfitimit financiar/ekonomik/politik !!!! Mos na minoni rrugen qe kemi nisur te edukojme te huajt mbi vlerat dhe historine e kombit tone te lashte !!!!
O Perendi ! Po behemi gazi i botes …….Quo Vadis Albania !!!!
*Zana Litos është e bija e historianit të shquar Prof. Kristo Frashëri
No comments:
Post a Comment