Shkruan Etnor Canaj
Shpesh here, ne historigrafine ballkanike te disa shteteve, si dhe ate serbe ne veçanti, ndeshim ne perfundime disi te njeanshme ku thuhet se: Kosova eshte "zemra e Serbise". Por, sa vertetesi kane keto perfundime ne anen e vertet te historise dhe per me teper, a kane nje mbeshtetje ne anen e te vertetave dhe burimeve si arkivore dhe ato historike?
Ku mbeshteten disa historian te sotem, qofshin keta provincial (ballkanik) apo edhe disa here ata perendimor europian? Ne cilin aspekt ky territor konsiderohet si berthama apo zemra e nje shteti apo etnie sikurse ajo serbe (sllave)?
Cilat jane argumentat ku bazohen? Kane keto argumenta lidhje me aspektin e kishave dhe manastireve qe gjenden ne territorin e Kososves se sotme? Bazohen ne nje beteje te shek. XIV m. Kr qe u zhvillua ne kete territor?
Le te kerkojme tu pergjigjemi duke u nisur pikerisht prej dy pyetjeve te fundit,
pra, sa qendrojne keto pretendime.
- a) Lidhja e fiseve serbe me territoret poshte lumit Danub.
"Ne shek. IX perfundon misioni bizantin me konvertimin e sllaveve (te jugut dhe te lindjes) ne besimin e krishtere ortodoks, pikerisht nen Kostandinin e Selanikut, i cili, se bashku me Metodin, patriarkun Focio si dhe qezarin bizantin Barda (Βάρδας) marrin meriten per kete nisme. Kostandini i Selanikut krijon nje alfabet sllav (alfabeti glagolitik) si dhe nis perkthimin e Shkrimeve te Shenjta ne gjuhen sllave (ne dialektin sllavo-maqedonas). Kostandini i Selanikut vdes ne vitin 869 dhe merr emrin Ciril". (Ostrogorsky, Historia bizantine)
"Ne vitin 1183 Hungarezet dhe Serbet krijojne nje aleance midis tyre dhe pushtojne perandorine. Beogradi, Branishevi, Nishi dhe Sofja shkaterrohen: gjashte vjet me vone kryqetaret (Kryqezatat, shenimi im) rigjeten keto qytete te pa banuara dhe pjeserisht te shkaterruara. Me luften kunder Bizantit, Nemanja (Stefan Nemanja, shenimi im) mundi te siguronte vendit te tij pavaresine dhe ta zgjeronte teje drejt jugut dhe drejt lindjes ne kurriz te perandorise bizantine. Ne te njejten kohe ai zgjeronte pushtetin e vet edhe mbi Zenten (apo Zeta), e cila u bashkua me Rashia ne nje principate te vetme". (Ostrogorsky, Historia bizantine).
Dy te dhenat e mesiperme jane treguesit kryesor per lidhjen e fiseve serbe me territoret poshtedanubiane. Keto te dhena sillen ne vepren "Historia Bizantine" te historianit Georg Ostrogorsky.
Georg Ostrogorsky (1902-1976), ka qene profesor ne Universitetin e Beogradit dhe konsiderohet njeri prej bizantologeve me te medhenj te shekullit te shkuar.
Ne se do analizonim te dhenen e pare, pra kur fiset sllave perqafojne krishterimin ne shek. IX do te thote qe keto fise nuk kishin krijuar ende nje lidhje sedentare persa i perket territorit dhe ky eshte shekulli i ketij sedentarizmi, pra shekujt IX dhe X.
Me tej, ne te dhenen e dyte, pra kolokimi i ketyre fiseve ne shek. XII, perkon pikerisht me territoret siper lumit Danub, pasi ne se serbet do gjendeshin ne Beogradin dhe Nishin e sotem ne ate shekull, lind vetvetiu pyetja: Per cilen arsye e shkaterruan? Perse serbet plaçkiten dhe rrenuan qendra sikurse ishin Beogradi dhe Nishi ku sipas pretendimeve te historianeve te sotem ato kane qene perhere te banuara prej popullsive sllave?
Ostrogorsky ne kete fakt historik qe sjell mbeshtetet ne vepren e Jeriçekut me titull "Geschichte", Vell. I, f.264 ku ky i fundit si burime kryesore per ngjarjet ne Ballkan eshte mbeshtetur jo vetem ne autoret bizantine, por edhe prej informacioneve te kronikave te priftit te Deoklese, kronika te cilat perkojne me gjysmen e dyte te shekulli XII dhe kane ardhur deri ne ditet tona ne gjuhen latine, sikurse edhe per jeten e Stefan Nemanjit, shkruar ne gjuhen sllave prej djemeve te tije shen Sava dhe Stefani i Pare i Kurorezuar.
Ne se Serbet do jetonin ne qendra sikurse ishin Beogradi dhe Nishi, territore te cilat pretendojne sot, per cilen arsye atehere keto qytete u shkaterruan pikerisht prej serbeve ne vitin 1183? Ne se ne keto qytete, pra Beograd dhe Nish, do kishte popullsi serbe atehere nuk ka llogjik qe keto qytete te shkaterroheshin po prej serbeve.
Pra llogjika na çon qe keto qytete nuk banoheshin prej sllaveve apo serbeve, por prej popullsi te meparshme te cilat nuk kane patur asnje lidhje me ta. Ostrogorsky shkruan qe keto qendra sikurse Beogradi dhe Nishi benin pjese ne perandorine bizantine, por nuk na jep te dhena lidhur se cila popullsi e banonte ne ate kohe, dhe mbi te gjitha shkruan se "kryqetaret mbas gjashte vjetesh i gjeten keto qytete te pa populluara", pra jo vetem ishte bere nje masaker karshi popullsise, por edhe debime masive.
Gjithashtu ketu kemi nje fakt tjeter interesant dhe te pakundershtueshem ku, Nemanja me kete aleance me Hungarezet shtriu pushtetin e tij drejt jugut dhe lindjes , pra kemi te bejme me nje ekspansionizem dhe zevendesime popullsie ne territoret qe serbet ishin duke pushtuar dhe dyndur.
- b) Lidhja e Betejes se Fushe Kosoves me Serbine.
"Murati (Sulltan Murati, shenimi im) tashme ka bere nje pregatitje te madhe per te pushtuar Servine (Serbine, shenimi im), per te cilen ai po terheq siper gjithe Europes forcat me te medha te mundshme prej Azise; duke derguar gjithashtu djalin e tij me te vogel Jakupin, guvernatorin e karasise [...] Llazari i cili nuk ishte i panjohur per pregatitjet e medha te bera prej Muratit, [...] kishte terhequr ne nje aleance princerit dhe mbreterit e Krishter te Valakise, Hungarise, Kroacise, Skllavonise, Arberise, Bullgarise dhe Italise..."
Kjo e dhene historike sillet prej historianit dhe njohesit te shkelqyer te historise se Perandorise Osmane, anglezit Richard Knolles (1545-1610) ne vepren e tij "The Generall Historie of the Turkes, from the First Beginning of that Nation ..,", f. 199.
Pra, nuk eshte e vertet qe serbet apo vetem sllavet moren pjese ne kete beteje te shek. XIV, pasi aty moren pjese gjithe princerit dhe mbreterit jo vetem te Ballkanit te kohes, por edhe vulnetar europiano-perendimor. Edhe ne kete pike pretendimi i historianeve serb rrezohet, pikerisht sepse serbet nuk mudn ta perballonin te vetem ate fushate osmane dhe detyrimisht do therrisnin ne ndihme edhe popuj te tjere.
Ne se kjo beteje paska nje rendesi te tille per serbet qe e konsiderojne si nje beteje te shenjte per ekzistencen e popullit serb, atehere Kosova, sipas kesaj llogjike, duhet te konsiderohet "e shenjte" dhe "zemra" jo vetem e Serbise, por edhe e Valakise (Rumanise), Hungarise, Kroacise, Sllovenise, Shqiperise, Bullgarise dhe Italise, etj...(?)
----
Harta shoqeruese: Territoret e Perandorise Bizantine ne shek. XI. Harta shkeputur prejvepres "Historia Bizantine" me autor G. Ostrogorsky, f. 290-291)
Shkruan Etnor Canaj
No comments:
Post a Comment