Monday, May 15, 2017


HA BUKË
Ta hajë dreqi, që me mëngjes diçka të dhemb,
e thua të vërtetën e dikujt i duket si truk.
në vargje ta lartësoj kombin, që nga mendja u shemb;
mirë thoshte nëna ime: "Rri,djalë...ha bukë!"!





Gjithmonë doja kombin ta shihja pa asnjë cen,
(Kishte nga sish me plot plagë e mua s'më dukej truk!)
"Jemi komb-elitë"-thosha i vendosur - "që në gjen..."
e nëna ime e shumë luftërave: "Rri,djalë...ha bukë!"!


Qysh heret, shumë para nesh, qenë rrëzuar nga dardha;
këtë e dije shumë mirë, nënë-vërtet s'ishte truk!
Unë i vogli, çdo gjë të bukur, ngrija mbi retë e bardha,
ndaj kishe arsye që më thoshe: "Rri, bir...ha bukë!


Doja kombin, të mos dehej pas partive, po të fortë si gur
(Ëndrrat e mia-asnjë murlan të mos i zhdukë!)
Eh, moj nëna ime, që fjalën kishe-fjalë, si një burrë...
e paskësh ditur-ndaj thoshe:"I vogël je...ha bukë!"!



No comments:

Post a Comment