Saturday, May 20, 2017
GJITHË JETËN DO TË KËRKOJ... (Poezi shkruar në kujtim të nënës sime, vëllait tim, vdekur në qershorim e vitit 1944, gjat largimit me dhunë të çamëve nga vëndi i tyre dhe gjithë nënave çame dhe viktimave të pafajshme çame të vrara e dhunuar nga fashisto-zervistat grek) Ndoshta , gorica plakë , në rrënjët e të cilës varrose birin tënd, ka çel sythat e rinjë , të bardhë. Ndoshta ....është tharë. Ende gurgullon burimi aty pran... Ndoshta këndon Ndoshta ....qan. Të mos kish vapë, .të freskonte buzën e tharë e varrose tët bir poshtë goricës plakë pran burimit me ujë kristal. O nu! I kërkova gjat edhe goricën plakë edhe burimin... por .....nuk i gjeta, Nga Arpica në Qafë Botë në këmbë e bëra rrugën Në livadhet çame, netëve të qershorit bashkë me hënën fjeta. Në çdo rrënjë gorice. pranë çdo burimi vendosa një lule. ...derdha edhe disa pika lot Eh ,sa e gjat mu duk rruga Arpicë -Qafë Botë, Nuja ime. Yt bir, tokën e butë çame ka si djep. Dhe Çamëria, si një nënë e mirë djepin ja përkund, I këndon ninullë Nuk e le të qaj I jep të pijë nga gjiri i saj. I ledhaton ballin me dashurinë e një nëne të vërtet I puth sinë.. Prehu o nu e qetë. E kemi të mrekullushme nanëmadhen, ...ÇAMËRINË.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment