KËRKESË DREJTUAR MINISTRIT TË JASHTËM Z. DITMIR BUSHATI
I nderuar Ministër i Jashtëm, Z. Ditmir Bushati
Ju jemi mirënjohës për punën e mirë që keni bërë deri më tani si diplomat dhe ministër për njohjen e vlerave kulturore të Shqipërisë jo vetëm në vendet europiane por edhe më gjerë se kaq.
Ju jemi mirënjohës për punën e mirë që keni bërë deri më tani si diplomat dhe ministër për njohjen e vlerave kulturore të Shqipërisë jo vetëm në vendet europiane por edhe më gjerë se kaq.
Nisur nga qartësia e piksynimeve tuaja që Shqipëria të zërë vendin e merituar përkrah shteteve dhe popujve të tjerë, dëshirojmë që vëmendja Juaj të përqëndrohet edhe në një aspekt tjetër kulturor, mjaft të rëndësishëm që i bën nder Shqipërisë.
Ju kërkojmë që nga Ministria Juaj të bëhet më e mira, që edhe Arbëreshët e Italisë të njihen nga UNESKO, të cilët bartin vlera të rralla po aq sa polifonia, fustanella, qytet karakteristike shqiptare etj. Edhe pse të larguar nga toka e të parëve shekuj më parë, ata ruajtën me fanatizëm, dashuri dhe admirim, kulturën shqiptare, gjuhën dhe zakonet e dheut të tyre, dhe kjo është një gjë e rallë me vlera të arta, gati hyjnore.
Kjo kërkesë vjen nga vetë Arbëreshët, të cilët kërkojnë ndihmën e atdheut të tyre – Shqipërisë. Më mirë se kushdo tjetër, këtë gjë mund ta realizoni Ju përmes Ministrisë së Jashtme dhe ne jemi të bindur që Ju i keni për zemër iniciativa të tilla që i bëjnë nder Shqipërisë
Dëshirën e komunitetit arbëresh, po jua sjellim ashtu siç është fomuluar nga studiuesi dhe albanologut Matteo Mandala:
“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore. Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare.”
Iniciativa e mësipërme mori jetë gjatë konferncës së organizuar për këtë qëllim me temë: “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit Italian.”
Pra, mbetet në nderin e Qeverisë Shqiptare realizimi i kësaj ëndrre të madhe që ka bashkuar zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut.
Nuk kemi asnjë dyshim që Ju do të jeni përkrah nesh
Me respekt të veçantë:
Elida Jorgoni
Kryetare e Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”
Me respekt të veçantë:
Elida Jorgoni
Kryetare e Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”
No comments:
Post a Comment