Thursday, March 30, 2017

"Vendbanimi i Diaportit" (Monument Kulture)

























Fotografia e Findit.al

Fotografia e Findit.al

Fotografia e Findit.al




Findit.al sh



"Vendbanimi i Diaportit" (Monument Kulture)
Diaporiti ndodhet në bregun lindor të Liqenit të Butrintit. Ai filloi të banohej për herë të parë nga fundi i shekullit të 3-të para Kr., kur u ndërtua një kompleks i madh me një sipërfaqe prej 2000 m 2, në tarraca të ndryshme.
Ndryshe nga vila të tjera të kësaj zone, Diaporiti nuk ishte i fortifikuar. Një fazë e dytë ndërtimore datohet nga mesi i shekullit të I para Kr., por punimet më të mëdha u bënë në kohën e Augustit dhe të Tiberit, kur ndërtimi i një deposite (impluvium) na bën të mendojmë për praninë e një shtëpie tipike romake me atrium.
Ky kompleks ndërroi formë rreth viteve 40- 80 pas Kr. kur u ndërtua një vilë shumë më e madhe dhe me orientim të ri, e cila shfrytëzonte një sërë tarracash që hapeshin drejt liqenit dhe qytetit të Butrintit.
Ndërkohë në jug të depositës së vjetër u ndërtua një kompleks i ri banjash. Faza e fundit (fundi i shekullit të 5–të dhe shekulli i 6-të) korrespondon me krijimin e një bazilike dhe ambienteve përreth saj në një nga tarracat e sipërme të Diaporitit.
Një ndërtesë romake dhe një kishë bizantine janë vërejtur nga misioni arkeologjik italian të drejtuar nga L. M. Ugolini gjatë viteve 1920.
Nga viti 2000 deri 2004 Diapori ka qenë subjekt i gërmimeve të mëdha arkeologjike, të cilat kanë zbuluar monumente që nga periudhat më të hershme helenistike deri në shekullin e 6- të pas Kr.
Tre janë monumentet kryesore që flasin për “jetën” në Diaporit: Vila Romake, Termet dhe Bazilika.








No comments:

Post a Comment