Diçka nuk po kuptoj?
Një shkrim imi ndryshe nga të
tjerët (nga shkrimet tjera).
Asgjë nuk kuptoj se ç`po
ndodhë me ne; politikisht të papjekur,
Historikisht të paformuar dhe të
pa-informuar. Ardhmëria në pikëpyetje.
Kujt t`i besohet ?
Brengosëse (!!!!!): "Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës
Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk
lejohen të shkelin më në tokën amerikane.”
·
Nuk po kuptoj,
çka iu duhet kryeprokurorëve, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjyqtarëve të
niveleve të ndryshme viza për Amerikë?
·
Pse a nuk po
mjafton Europa?
·
Çka duan ata në
Amerikë ?
·
Të shkosh në
Amerikë duhen para; po ku po i marrin paratë?
·
Pse Amerika nuk
iu jep më vizat?
·
Pse nuk thonë:
Punë e madhe!
Nuk di, nuk po kuptoj.
Kur duam e duam, por kur e
përqeshim atëherë nuk e duam. Po sikur edhe
këtyre të T-së, t`iu ndalohej vizita në Amerikë nuk do të bëhej qameti.
Të rrimë drejt e të flasim
drejt. Po Ismail Qemajli ç`ka po iu zë udhën. Si deformohet pamja, karakteri
dhe qëllimi i arritur i Ismail Qemajlit?
Pasha zotin duke e shikur
serialin: “Një dopio histori” edhe unë kam filluar të dyshoj në vlerat tona si
komb? Me çfarë zemre përqeshet Ismail
Qemali? Sikur serbët, grekët ose turqit të bënin një serial të tillë, ne
“patriotët” e Tv mediave shqiptare iu
kishim “nxjerr” sytë “armiqve” maskarenj të huaj.
Shpesh herë keni dëgjuar ose
lexuar që diçka bëhet për herë të parë në televizionet Shqiptare.
Edhe më shpesh akoma jeni
zhgënjyer përballë një realiteti të përsëritur i cili nuk ka arritur t’i
qëndrojë premisave.
Kësaj radhe jo! Për herë të parë, po të parë fare,
personazhet më të njohur publik do të ulen në një tavolinë, me një ose më shumë
gota përpara dhe do t’ju tregojnë historinë e Shqipërise! (City News)”
Eh medet, kur mbetet historia
të tregohet me gotë rakisë?
Kam filluar të “dyshoj’ që
edhe Avni Rustemi e kishte vrarë Esad Pashën në Paris .
Kujt t`i besojmë? – Më thoni kujt???
Fahri Xharra, 04.02.17
Gjakovë
No comments:
Post a Comment