Tuesday, November 8, 2016

Poezi; ... vraponi ju modernizmit pa arbitër

Gëzim Ajgeraj – EKUINOKSE

Shkrepave të vendlindjes
mbledhë e kam ashpërsinë për armikun

Odave të Vërrinit shtruar kam
bukë e kripë për mikun

pranë oxhakut tek votra
burrnue më kanë kullat

Në shpirtin e traditës
***
ju modernistë do të përqeshni
me përbuzjen për orën e ndalë

Ndoshta dhe ju neverisë
me aromën e vjetruar të traditës

s`ka gjë, vraponi ju modernizmit
pa arbitër
si një busulle prishur

Le të jetë ndalë ora e jonë kryeneqe
rreth lashtësisë boshtit të vetë

Ju ecni me modernizmin
ne do të vijmë ngadalë duke u mbajtur
për rrënjët tona

 Gëzim Ajgeraj 
1 Tetor, 2011

No comments:

Post a Comment