Festën
e Lumnimit të 38 Martireve, 5 Nëntor 2016, e përshendes me një tufë poezish..Me
shpirt e zemer jam në Shkodër..Atje ku pas Nënë Terezës, lumturohet dhe Marie
Tuçi, lumturohen edhe 38 martirë të tjerë. Përshëndetjet e mia Shkodra...
PO
VDES NANË,SOT PO VDES
(Kushtuar Të Lumes Marie Tuçi)
Nan'
e dashtun,sot po vdes
më kan futur,të gjall' në thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll
,në thes linace
N'burg
të Shkodrës,po m'del shpirti
po ma merr nan',shef Seiti
jashtë thesit ,shqip po flasin
më shqelmojn',e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark,shqelm në fytyrë
Po
vdes nanë,sot po vdes
një lëmsh gjaku,brenda n' thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel,shpirtzinj si nata
më kan ça,
bark e zorrë
hajde nan, e ver' një dorë
Mbaju
nan',mbaju burneshë
më sill teshat ,e m'vish murgeshë
mos qaj nan,jam bij Mirdite
s'na kan mposht,tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues ,as komunista
Po
vdes nanë,moj un' e zeza
shko më sill,një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du' nan', me m'qa kurkush
as n' Orrosh ,e as Ndërfush
as në bjeshkë,atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n'Kurbnesh ,e as n' Selitë
as kurkund ,nëpër Mirditë.
Zoti
nan, ka pat' mëshirë
më ka dërgu,të vdes e lirë
më sill ndresat,po të pres
po vdes nanë,sot po vdes
M.Fidani..
II
NJË
FALJE,PËR SHKODRËN MARTIRE
(Kushtuar Festës së Lumturimit,te 38 martireve te Kombit..
Dita e shtunë 5 Nentor 2016,le te jete dhe dita e faljes,per ata qe i torturuan
dhe i vrane ne menyrat më të tmershme e te paimagjinueshme)
Mblidhuni
nipër e mbesa ,të Kastriotit
drejt Shkodrës të vërshojmë,si lumenjtë
mblidhuni të lumturojmë,Të Lumët e Zotit
mblidhuni në Shkodër,në festën e shenjtë
Mblidhuni
në Shkodër,në mrekullinë e Zotit
Shkodra martire ,ka hapur kraharorin
Shën Shtjefni po pret,ata burra prej motit
Shën Shtjefni ,po pret 5 Nandorin
Në
Shkodër lumturohen 40 martirë
ejani dhe ju, që shpirtin jua morrët, me tortura
ejani ,dhe ju hetues,dhe ju djaj me brirë
ejani ,ejani,mos u trembni bre burra
Mos
u trembni,ejani ,dhe ju, persekutorë
me dekorata ejani,askush s'do tua vjedhë
mos u trembni, se askush,s'u prek me dorë
se askush, sdo tua kthejë,me të njëjtën monedhë
Eja
dhe ti, që më mbyte At Serafinin
ezofagun ja shkule prej gryke,si kasap
eja dhe ti ,që kockat ja theve Bernardinit
atij ,që Fishtën e ndiqte,në çdo hap
Trimit,,
që flamurin e ngriti,ndër trojet shqiptare
për trimërinë dhe Krajli,e fali një shqiptar
veç ti o shqipfolës,e vrave, nuk pyete fare
e vrave,po ku? nuk dihet, ku ?.. s'ka varr
Eja
dhe ti,që më vrave, Gjon Shllakun e mirë
eja dhe ti ,që mbive gjyqtar,prej askushit
eja dhe ti,ty po të them..,ptuuu ,mor' ndyrësirë
që brinjët dhe kockat,ja dërmove Prennushit
Dhe
ti, që Lazër Shantos ,ja sharrove këmbët
dhe në kokë i vërviteshe, me një hekur
dhe nofullat ja theve,ja theve dhe dhëmbët
sa mbeti një kufomë ,as gjallë, e as vdekur
Dhe
nëna të birin,se njohu, kur e ka parë
të kujtohet o vrasës,a kujtesa të humbi
-Ma vri djalin-të tha-ma vrit, një orë e më parë
se s'ka ma ambël,kur vdekjen e merr plumbi
Eja
dhe ti,që Marie Tuçin ,e xhveshe lakuriq
tok me macen e egër,e mbylle në thes
e di që do më thuash,zbatova një ligj
e di që do më thuash,vdekjen po pres
Ejani,të
gjithë,ju duarlyerit me gjak
dhe flakini në Drin ,dekorata e medalje
një nder të vogël ju dua,të vogël, farepak
veç Shkodrës loce,i kërkoni një falje
M.Fidani..
.
III
KACURELAT
E TUA
(Kushturat kompozitorit 20 vjecar, Gac Çuni,autori i Kaçurelat e
tua,bashkevuajtes me shume martire të Lumturimit..Vdiq nga semundja dhe
torturat në burg..Vetëm 20 vjeç djalë)
Në
burg po vdes,kaçurelsja ime, e mirë
un' 20 vjeçari ,po dergjem këtu
një kitar' e lodhur,e një biruc' e ngrirë
dhe nji kang' dashnie ,për kaçurelat e tu
Kitarën
ma thyn, veç druni, veç teli
un' kangën ,për ty , tash e kam mbaru
e mallkuar qoftë, kjo birucë Burreli
që më ndau përjetë,nga kaçurelat e tu
Në
burg ,se s'kndova ,musteqeve t'Stalinit
as balukeve t' Enverit, s'u kndova ,gjithashtu
s'i kndova ,as kaçurelave të Retës e Xhuglinit
o m'marshin të keqen ,e kaçurelave të tu
Në
qoshe t'birucës,po shuhem, i strukur
një lëmsh gjaku,në fyt ,m'ka shtërngu
po vdes,dhe kndoj, kaçurelsja ime e bukur
kangën e dashtun ,për kaçurelat e tu
Po
vdes shkodrania ime,po vdes dalngadalë
po Shkoder
locja, s'ka me m'haru
se ka qindra Ndojë,Ndocë ,e Alibalë
e n'shekuj do kndojn',për kaçurelat e tu
M.Fidani...
IV
.NE
BUKËSHKELURIT,AT
(Me keto vargje dua të sjell dhe Fishtën, në Festën e Lumnimit)
Ne
bukëshkelurit,ne faqenxirrët, At
që 50 vjet,u çmendëm pas të marrit
ne, dhe te vdekur,s'të lamë rehat
dhe eshtrat e lodhura,ti shkulëm prej varrit
Ato
eshtra, që na sollën,të parën abetare
ato eshtra ,që tundën Kongresn' e Manastirit
ku ti hodhën At,ku,..ah, nuk dihet fare
në Bunë,në Drin ,a në zallishtet e Kirit
Ato
eshtra,që tundën,Konferencën e Fuqive
ato eshtra që trëmbën,mbretër e baronë
ato eshtra, që ballë u bënë hordhive
ato eshtra, që shpëtuan,Shqipërinë lehonë
Ne
bukëshkelurit,At, ne,me marksizëm helmuar
infektuar me teza.me pleniume ,me frikë
në atë gjysmën e dytë,të shekullit të shkuar
me historinë u tallëm, i veshëm politikë
Ti
na le testamentin, me shkronja,me shtet
ne kockat ti hodhëm,në lumenj e zallishta
o zot,ç'mëkat ,se lan as lumë,as det
ne bukëshkelurit,ne,...i miri im,At Fishta.
No comments:
Post a Comment