Shkruan Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së
Në mungesë të institucioneve tona të shëndosha, në mungesë të funkcionimit të drejtësisë dhe shtetit ligjor në njërën anë dhe korupcionit të lartë në anën tjetër, krijohet hapësira për veprime destruktive dhe tepër të rrezikshme për vendin tonë.
Njerëz nga nëntoka ruse, të mbështetur nga disa qarqe të politikës sërbe po përgatisin grupe terroriste në Ballkan, duke përfshirë në mesin e tyre edhe shqiptarë të shitur të cilët punojn për lek, me detyrë të kryerjes së akcioneve terroriste në emër të Islamit.
Këto grupe të cilat stërviten në një kazermë brenda qytetit të Kralevës në Sërbi, përpos aftësimit të tyre në shkathtësitë luftarake, mësojnë gjuhën shqipe dhe atë arabe. kurse caqet e akcioneve të tyre terroriste supozohet të kryhen në tokat e banuara me shqiptarë.
Qëllimi i tyre është paraqitja e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe gjetiu si popull radikal, njerëz ekstrem dhe terrorist islamik.
Përpos nëntokës ruse dhe politikës sërbe, këto grupe gjejnë mbështetje edhe nga qeveria e Maqedonisë e cila ndihmon në rekrutimin e tyre si dhe nga disa funkcionarë të lartë në Kosovë dhe Shqipëri.
Veprimet e tilla të çetnikëve sërb, përpos që dëmtojnë imazhin e kombit dhe shtetit shqiptar, ato do të kenë pasoja në njerëz dhe dëme materiale.
Besojmë se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të jenë më syçelë dhe do të gjejnë mekanizma për të parandaluar dhe për të penguar rekrutimin e shqiptarëve në qendrat sërbe të stërvitjeve paraushtarake, e njohur tashmë si çerdhe e prodhimit dhe trajnimit të terrorizmit në Ballkan.
No comments:
Post a Comment