Tuesday, November 22, 2016

Akropoli - Muzakaj - Berat.


Muret e Akropolit i përkasin mesit të shekullit të XIII të, Ato janë
ndërtuar mbi mure ilire gjatë periudhës së mesjetës. Akropoli ka një sipërfaqe rreth 0.24 ha, ndërsa muri rrethues është 520 m i gjatë. Brenda tij gjenden mbetjet e një garnizoni ushtarak turk, mbetjet e Sarajeve të Pashait dhe të Xhamisë së Bardhë. Ndërtimi i Akropolit brenda në kala kishte për qëllim veçimin e parisë së qytetit ose garnizonit ushtarak, në rastin e ndonjë revolte të brëndshme qytetare.

Gjatë sundimit të familjes së Muzakajve, akropoli ka qënë vendbanim i tyre. Qetësia dhe ajri i pastër brenda akropolit janë elementë që joshin vizitorin në cdo moment të ditës dhe stinë të vitit.

Rrugica Mbrica, Kala, Berat 69.77 Km
HISTORIKU
Në brendësi të selisë së parisë është gjetur një monogram me shkronja latine, i cili dëshmon se është ndërtuar para shekullit të XV. Selia mund të jetë ndërtuar në kohën e principatës feudale të Muzakajve. Ajo kishte dy kulla të cilat e mbronin mirë hyrjen e saj. Muret e selisë janë ndërtuar me gurë të thyer mes të cilëve ndërfuten tulla dhe tjegulla. Selia është më e vonshme se akropoli.
Brenda saj ndodhet një sternë uji mbi të cilën ngrihej pallati i parisë. Mendohet se sterna është ndërtuar në shekullin XII-XIII. UJi në sternë sillej me anën e një sistemi tubacionesh i cili shfrytëzonte ujin e shiut. Pjesa ujëmbajtëse e mureve të sternes ndodhet nën tokë, me qëllim që uji të ruhej i freskët. Muret janë suvatuar me llaç me pluhur tulle që e pengonte daljen e ujit jashtë. Për siguri më të madhe mbi këtë sipërfaqje ështe kaluar edhe një cipë e hollë llaçi e përzjerë me të bardhë veze.

Burimi: http://beratkulture.org/?page_id=501

No comments:

Post a Comment