O Zot!
Ujqërve desha t’u jepja një ditë fjalën.
Të shprehin
ngazëllimin kur vallëzojnë me dëborën.
Se unë
për mallin nuk di të shkruaj, lunatikja ime!
Vec
të gjunjëzohem poshtë hënës.
E ujku të më japë klithmën…
Gentjan Hasanas
Mbrëmë
diçka e turpshme
do të ketë ndodhur në këtë qytet.
Ndaj mjegulla,
shtëpitë lakuriqe
i mban ende të mbuluara.
Kjo fushë gri,
s’është ngjyrë bari.
Veçse si gurë varri
majat e ndërtesave të bardha
më kujtojnë varrezat e lashta
në fshatin e braktisur…
Kushedi,
ndoshta kështu ishte mbuluar
dhe ''vdekja e qytetit Pompei''
(muzeumi i kufomave me shpirtrat në qiej).
Unë,
fantazmë që flas me vete,
s’kam mësuar ende të vdes.
_______________________________________________________________________________________
Dy xhinde
ia prenë kokën ëndrrës.
Tani
kam një endërr pa kokë
I vura
kokën time kësaj hije.
Fantazma e trupit tim,
si kurban i kotësisë, endet nëpër botë…
No comments:
Post a Comment