Sunday, September 18, 2016

Poezi: Zymer Mehani MOS E GDHENDNI ATDHEUN!

Poezi: Zymer Mehani
MOS E GDHENDNI ATDHEUN!
Mos gdhendni Atdheun
Hëngshi kokën Tuaj
Se është truall shqiptar
E nuk është i huaj
Këndej dhe andej
Ju djaj e lanet’
Po i rrudhni bjeshkët
Si dje që rrudh’t det
Këtë Atdhe të dashur
Ju e shitët krejt
Det falët për grekë
Bjeshkë për malazezë
Dëgjoni, shqiptarë
Sa e dhimbshme, sa tmerr
Evropa po qeshet
Se e ka me sherr
Po çfarë do të gdhendni
Troje kur s’do t’ketë
Për çfarë do të ziheni
Kur s’do t’ketë as det
Kokë e bisht mes këmbësh
Për një kockë të thatë
Do t’bëni potere
Do t’bëni shamatë
Evropës as sot
Mos i zini besë
Se s’po di të ndalet
Me ju duke u qeshë
Juve, çanaklëpirës
Ashti n’fyt ju mbettë
Eshtrat e kokallat
Dheu mos jua trettë

No comments:

Post a Comment