Sunday, September 18, 2016

Poezi nga Edmond Shallvari – Këpucët e jetës

Këpucët e jetës
Edmond Shallvari

Sa linda vesha të jetës këpucë
Humba mes tyre si gishtua i përrallës
Pas gjirit të mëmës, aty isha më i sigurt
Në ecjen tej shtëpisë e përtej mëhallës.
Ku s’u penguan këpucët kokforta
Këpucët naive, ku nuk u shqepën
Me ripka të zgidhura, me ripkat kotka
Rrugicave me gurë, si gurët u gdhendën.
Eh, çrrokullisje këpucësh veshur
Udhës së shtruar me borën e ngrirë
Por kurrë s’më lanë çdo udhe pa ecur
Edhe kur ecjes ia ngushtuan lirinë.
Këpucë të ngushta, të shkurtra këpucë
Dalë standartesh, modelesh standart
Bashkë me këmbët kthyer në turmë
Mbetur diku, zhytur në balt’.
Këpucë magjike, dalë nga përralla
Mes baltës tragjike, më nxorrën nga balta.
@Edmond Shallvari

No comments:

Post a Comment